Qytetarët vetëdijesohen për deponitë vetëm kur këto të fundit i kaplon zjarri
Kur deponitë kalohen nga zjarri, atëherë qytetarët vetëdijesohen më shumë për rrezikshmërinë që vjen prej tyre. Sipas raportit të prezantuar sot nga Avokati I Popullit, nëse qytetarët që jetojnë pranë deponive nuk I shqetëson zjarri apo era e keqe, askush nuk ankohet, kjo vërehet në uljen e ankesa për mbrojtje të së drejtës së ambientit të shëndoshë të jetesës, shkruan Almakos.
Tymi i zi nga deponitë, ngjyra e kancerit në të ardhmen e shoqërisë. -VIDEO
Sipas të dhënave të shpalosura sot, numri I ankesave të parashtruara deri tek Avokati I Popullit, nga 35 sa ishin në vitin 2013, është ulur në 15 në vitin 2016.
Sipas Verka Bajramovska- Mustafa, problem nuk qëndron vetëm tek vetëdijesimi I ulet tek qytetarët, por gjithashtu edhe tek mossuksesi I institucioneve ne zgjidhjen e këtyre situatave me deponitë.
“Nuk është problem vetëm niveli i ulët i vetëdijes ekologjike të qytetarëve. Kur kjo bashkohet me plogështinë e institucioneve për të zgjidhur problemet, atëherë kthehet në një problem edhe më të madh”.
Siç shton Verka Bajramovska- Mustafa, vërehet mungesë bashkëpunimi mes pushtetit qendror dhe atij lokal në këtë çështje. Hulumtimi i Avokatit të Popullit për gjendjen me deponimin e mbeturinave në Republikën e Maqedonisë, në vitin 2016, tregon se gjendja me deponimin e mbeturinave është nën çdo nivel dhe pothuajse nuk respektohet asnjë normë ligjore e cila ka të bëjë me këtë çështje.
Deponitë rajonale i shfrytëzojnë vetëm 14 komuna, ndërsa 42 komuna shfrytëzojnë deponi lokale për mbeturina komunale të tjera, 11 nuk shfrytëzojnë as deponi lokale e as rajonale. /Almakos.com/
Evi Shkopi
Almakos.com