Deputeti i RDK Vesel Mehmeti në ditën e dytë e debateve të cilat po zhvillohen në Komisionin për avancim të përdorimit të gjuhëve, ka kërkuar që ky ligj të sillet me konsensus, për shkak se ligji nuk do ta shpartallon shtetin, njofton ekipi i medial.mk, nga Komisioni në fjalë.
“Të gjithë ne kujtojmë vitet e 90-ta, kur disa individ protestonin kundër përdorimit të gjuhës shqipe. Disa prej tyre akoma janë aktiv në skenën politike. Kishte edhe protesta kur Talat Xhaferi ishte i emëruar për Ministër të Mbrojtjes, pastaj kishte protesta kur Agim Nuhiu u emërua Ministër i MPB, tash e kemi edhe kryetarin e parlamentit shqiptarë, por shteti nuk u shpartallua, Besoj se asnjë prej nesh nuk duhet të frikësohet nga sjellja e ligjit për gjuhët, për shkak se, sa më shumë të drejta kanë shqiptarët aq më demokratik, dhe aq më mirë është për shtetin”, tha mes tjerash deputeti i RDK Vesel Memedi, raporton Medial.mk.