Një këmbësor dhe një bashkudhëtar në automobil janë lënduar
rëndë, ndërsa lëndime më të lehta kanë marrë pesë persona, në gjashtë prej tetë aksidenteve të evidentuara të komunikacionit në 24 orët e fundit në rajonin e SPB Shkup.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se policia rrugore ka sanksionuar një numër të madh kundërvajtjesh mes të cilëve edhe pesë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë të lëvizjes së automjeteve, pesë nuk i kanë respektuar pajisjet sinjalizuese të ndriçimit, 17 shoferë pa patentë shoferi gjegjësisht me automjet të paregjistruar, 80 për automjete të parkuar në mënyrë jo të rregullt, ndërsa 25 shoferë të biçikletave me motor, moped dhe motoçikleta pa kasketë mbrojtëse në kokë.
Janë sanksionuar pesë këmbësorë jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë gjegjësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” policia ka larguar 60 automjete.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Pse mundet Stevço e nuk mundet Merko?!
- Ali Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR
- Prof. Dr. Metin Izeti kritikon deklaratën e Mickoskit – Izeti: Një qasje e rrezikshme për demokracinë
- Rexhepi nga Malësia e Tetovës: Fshati Vicë është lënë në harresë nga pushteti lokal!
- “Më mirë për Tetovën” garon me listë për këshillin komunal të Tetovës
- VLEN shpalos listën e këshilltarëve për komunën e Shuto Orizarës, i prinë Enis Zekiri
- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë zgjedh dy Mitropolitë e rinj për Gjirokastrën dhe Korçën
- Zejd Rexhepi: Çdo hapje shtabi po shëndrrohet në tubim