Dje (5 shtator), persona të panjohur kanë kryer grabitje në banesën e 39-vjeçarit nga Tetova me inicialet B.J në rrugën “Vëllezërit Miladinovi” në Tetovë, transmeton ilirianews.mk
Pasi kanë hapur me forcë derën e përparme, kanë kontrolluar plotësisht apartament dhe nga kutia dekorative në dhomën e fëmijëve kanë marrë 6.000 denarë në prerje të ndryshme dhe pastaj nga dhoma e gjumit kanë marrë dy orë dore për femra prej markave të famshme, duke fituar në mënyrë të paligjshme pronë totale prej 90 mijë denarësh, pastaj pa u hetuar janë larguar në drejtim të panjohur, njoftojnë nga SPB e Tetovës.
Në vend ngjarje kanë dalë ekipet policore dhe kanë kryer ekspertizë ligjore që do të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e autorëve.