Në komunat në vendin tonë bëhen punësime të motivuara politikisht.
Hulumtimi i bërë gjatë 15 muajsh nga Instituti ZIP, Mrezha 23 dhe i përkrahur nga Bashkimi Evropian, ka përfshirë 14 komuna dhe atë : Saraj, Gjorçe Petrov, Qendër, Çair, Tetovë, Tearcë, Likovë, Strumic, Shtip, Veles, Gostivar, Prilep, Manastri dhe Strugë.
Sipas hulumtimit edhe pse situata është përmirësuar që nga reformat e fundit që janë bërë në ligjin për punësim, procedurat burokratike, ritmi i ngadalshëm dhe strukturat e centralizuara kontribuojnë në këtë çështje, por megjithatë nuk ka fleksibilitet në procedurën e punësimit, pra, procedura është e gjatë dhe formale.
Në bazë të intervistave të bëra, rezulton se punësimi i motivuar politikisht është përgjithësisht i pranuar në të gjitha institucionet e shtetit, përfshirë edhe komunat.
Në materialin që Instituti Zip ofroi, thuhet se pyetjet e bëra në intervistat e punës tejkalojnë çdo ligj të mundshëm për privatësi dhe diskriminim, sidomos kur fjala është për gratë, pyetjet rreth martesës dhe fëmijëve parashtrohen gjithmonë.
“ Unë kam qenë në intervistë vetëm pesë minuta, jo më shumë, as më pak. Më kanë pyetur për edukimin, një lloj përkufizimi të një ndarje apo diçka (…) dhe motivimin tim (…). E dija se anëtarët e komisionit janë aktiv në një parti politike, ishte e qartë se është një punësim I motivuar politikisht”- ka thënë gjatë studimit pjesëmarrësi i grupit të fokusit numër 3.
“ Nuk i besoj mekanizmit(…) është humbje kohe. Njerëzit që janë në sistem janë punë politike, prandaj ti e një paraprakisht rezultatin e ankesës tënde(…) është humbje kohe dhe para.”- shprehet gjatë anketës pjesëmarrësi I grupit të fokusit numër 1.
“ Kryetari i Komunës është një i emëruar politik, është normale që të bëhen punësime të motivuara politikisht, nuk është për t’u habitur, apo jo”- thotë pjesëmarrësi I grupit të fokusit numër 6.
Sipas Drejtorit Ekzekutiv në Institutin Zip, Agim Selami, shtysë kryesore për realizimin e këtij hulumtimi ka qenë fakti se reforma në administratë është kyçe për rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian.
“ Qëllimi pse e kemi iniciuar një projekt të tillë është fakti se reforma në administratë është si postulat kryesor për rrugën e Maqedonisë drejt integrimit Evropian. Një nga problematikat më të mëdha është korrupsioni në sektorin publik, sipas hulumtimeve të ndryshme dhe matjes se perceptimeve të qytetarëve. Gjithmonë theksohet se korrupsioni më i madh në sektorin publik ndodh në procesin e punësimit në nivel lokal. Kjo ishte arsyeja kryesore për të filluar këtë projekt.”- tha drejtori ekzekutiv i Institutit ZIP, Agim Selami.
Në bazë të rezultateve të arritura nga ky projekt hulumtuese, Instituti ZIP prezanton konkluzione për përmirësimin e proceseve të punësimit në nivel Lokal, duke e paragjykuar nocionin e punësimeve të motivuara politikisht.
-Reformim I procedurës së punësimit, lirimin e proceseve burokratike dhe procedurën e gjerë 3-vjeçare që është aktualisht në fuqi.
-Duke vënë theksin në përvojën e punës si, arsimimin, aktivitetet e certifikuara, gjuhët e huaja dhe arsimin joformal
Përfshirja më e madhe institucionale në proceset e kundërshtimit të punësimeve politikisht të motivuara- Agjencia për administratë, Ministria e Teknologjisë Informative dhe Administrimit dhe vetë komunat do të përfshihen në proceset e luftimit të praktikave korruptive dhe të ketë një plan veprimi të përbashkët për të siguruar një sistem më të mirë, procedura më efektive të punësimeve
– Transparencë më e madhe në proceset e publikimit të shpalljeve
-Informim i aplikuesve të refuzuar- kërkesat e të cilëve janë refuzuar, duhet të marrin informacione të përshtatshme dhe të njoftohen se përse aplikimet e tyre janë refuzuar. Informimi duhet të bëhet në mënyrë të përshtatshme, si dhe duke I kyçur instruksionet e procedurës për ankesë e të tjera./Almakos.com/
Evi Shkopi
Almakos.com