Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot në Bled në takimin
për Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore e theksoi rëndësinë e politikës së miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në kontekst të integrimit evropian.
“Në periudhën e ardhshme prej një vit e gjysmë, rajoni ka gjasë të bëjë progres të dukshëm në integrimet evropiane. Që ta shfrytëzojmë, duhet të punojmë në reformat në shtëpi dhe të investojmë
në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes nesh. Na paraprin periudhë e mundësive dhe perspektivave. Ne duhet të demonstrojmë përkushtim të agjendës reformuese dhe të domosdoshmërisë nga bashkëveprimi dhe bashkëpunimi rajonal. Por, njëkohësisht ne duhet të demonstrojmë pronësi mbi proceset dhe gatishmërinë që vetë t’i tejkalojmë çështjet e hapura dhe sfidat. Në kontekstin aktual rajonal “fotografia e madhe” është me rëndësi të jashtëzakonshme”, theksoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë.
Në fouks të takimit të sotëm të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL) ishin politika e zgjerimit të BE-së, bashkëpunimi rajonal dhe nevoja nga lidhja infrastrukturore. Ministri Dimitrov mori pjesë edhe në takimin e parë ministror në të cilin u inaugurua Fondi për
Ballkanin Perëndimor.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Pse mundet Stevço e nuk mundet Merko?!
- Ali Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR
- Prof. Dr. Metin Izeti kritikon deklaratën e Mickoskit – Izeti: Një qasje e rrezikshme për demokracinë
- Rexhepi nga Malësia e Tetovës: Fshati Vicë është lënë në harresë nga pushteti lokal!
- “Më mirë për Tetovën” garon me listë për këshillin komunal të Tetovës
- VLEN shpalos listën e këshilltarëve për komunën e Shuto Orizarës, i prinë Enis Zekiri
- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë zgjedh dy Mitropolitë e rinj për Gjirokastrën dhe Korçën
- Zejd Rexhepi: Çdo hapje shtabi po shëndrrohet në tubim