Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit në seancën e
sotme e refuzoi ankesën për shkarkimin e ish ushtruesit të detyrës të drejtorit në “Jasen” Oliver Andonov si të pa bazë. Gjithashtu, Komisioni solli vendim të tillë edhe për ankesën e Lidija Bogdanovskës, ish ushtruese e detyrës drejtoreshë e Shërbimit për sistem informativ hapësinor,
organ pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor nga Manastiri.
Ankesat e të dy ish ushtruesve të detyrës u refuzuan për shkak se vendimet për shkarkimin e tyre janë marrë para ditës së shpalljes të zgjedhjeve lokale.
Oliver Andonov pas seancës deklaroi se vendimi për shkarkimin e tij ka hyrë në fuqi edhe i është dorëzuar më 11 gusht. Kryetari i Antikorrupsionit, Igor Tanturovsi, megjithatë, në sqarimin e kësaj lënde tha se vendimi për shkarkimin e Andonovit është sjellë nga ana e Këshilit drejtues të “Jasen”-it më 5 gusht.
Tanturovski i informoi gazetarët se ende nuk kanë arritur përgjigje dhe dokumente lidhur me rastet
tashmë të hapura për shkarkime, procedura disiplinore dhe dorëheqje pas shpalljes të zgjedhjeve lokale 2017 që është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.
Data 26.02.2025
Aktuale
- LSDM: Parat e marra hua nga Hungaria, janë harxhuar për diçka tjetër
- Rama: Nuk ka shans që ne të biem dakord me Serbinë, se cila do të jetë e ardhmja e Kosovës
- Shqetësues migrimi i të rinjve nga vendi, shkak papunësia dhe jetesa e vështirë
- Skandali në Dogana/ Biznesit i mbahet 2 muaj malli i bllokuar! Mungojnë pullat fiskale
- “Interpelanca për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, Çaçarova Ilievska: Një kërkesë e tillë është precedent në historinë e vendit
- Kryeministri Mickoski për vizitë në Komunën e Negotinës
- BDI: Betoni dhe korrupsioni po mbytin Çairin – Kush do të mbajë përgjegjësi?
- VMRO-DPMNE: Prokurorët dhe gjyqtarët nuk e sanksionojnë krimin