Kryetari i Komunës Qendër të Qytetit të Shkupit përmes rrjetit social Facebook ka shkruar se me forca të përbashëta do të mund të mposhtet kundërshtari i përbashkët, në në këtë rast, si partia e tij por edhe koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, është VMRO-DPMNE-ja.
“Kemi një kundërshtar të përbashkët politik, dhe ky kundërshtar është VMRO-DPMNE. Besoj se vetëm me forcat e përbashkëta do të mund ta mposhtim. Kjo është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, kështu ka shkruar mbrëmë kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski në profilin e tij në Facebook.
Zhernovski ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të kandiduar përsëri për kryetar të Komunës Qendër në Qytetin e Shkupit. Partia qeverisëse, LSDM, pritet sot të deklarojë nëse do të mbështesë apo jo, Zhernovskin si kandidat të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme
lokale.
Sipas sondazheve të realizuara nga anketat partiake Andrej Zhernovski gëzon një mbështetje të madhe.
Data 26.02.2025
Aktuale
- LSDM: Parat e marra hua nga Hungaria, janë harxhuar për diçka tjetër
- Rama: Nuk ka shans që ne të biem dakord me Serbinë, se cila do të jetë e ardhmja e Kosovës
- Shqetësues migrimi i të rinjve nga vendi, shkak papunësia dhe jetesa e vështirë
- Skandali në Dogana/ Biznesit i mbahet 2 muaj malli i bllokuar! Mungojnë pullat fiskale
- “Interpelanca për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, Çaçarova Ilievska: Një kërkesë e tillë është precedent në historinë e vendit
- Kryeministri Mickoski për vizitë në Komunën e Negotinës
- BDI: Betoni dhe korrupsioni po mbytin Çairin – Kush do të mbajë përgjegjësi?
- VMRO-DPMNE: Prokurorët dhe gjyqtarët nuk e sanksionojnë krimin