Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë vizitës zyrtare në
Izrael, ku merr pjese në delegacion zyrtar të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, mbrëmë kishte paraqitje në Forumin e Biznesit në Jerusalem, ku morën pjesë biznesmenë nga Izraeli dhe Maqedonia.
Ministri Bekteshi informoi biznesmenët e pranishëm me mundësite që ofron Ministria e Ekonomisë për investime të huaja direkte, në fushë ndryshme sic janë energjetika, turizmi si dhe investimet në zonat e lira ekonomike, qe jane te orientuara per eksport.
Për Republikën e Maqedonisë, tha Bekteshi, përvoja e Izraelit në berjen e biznesit është me rëndësi të madhe, duke pasur parasysh klimën e biznesit qe ka ky vend si një faktor ndërkombëtar në
prodhim, turizëm dhe sidomos në fushën e inovacioneve.
“Do të doja të flas për disa fusha, siç është efikasiteti i energjisë, duke pasur parasysh se në Izrael, rreth 90 përqind e familjeve përdorin energjinë diellore, në fushën e turizmit, e cila është gjithashtu
një degë shumë e zhvilluar në Izrael, në pjesën e përgatitjes së kuadrit cilësor që punon në kompanite dhe korporatat ndërkombëtare që kanë investuar në Izrael”, tha ministri Bekteshi, duke i ftuar biznesmenët izraelitë që të vijnë në numër sa më të madh në Maqedoni, për të investuar dhe për të vizituar kapacitetet e shumta turistike në vend.
Ministri Bekteshi informoi biznesmenët izraelitë me tri liqenet e vendit tonë, atë të Ohrit, Prespës dhe Dojranit, i njoftoi kompanitë turistike prezente në takim se liqeni i Ohrit është nën mbrojtjen e UNESCO-s, si një nga liqenet më të vjetra në botë që datojnë nga epoka e akullnajave, ndërsa qendra më e populluar turistike është rajoni i Ohrit dhe Strugës me kapacitet prej rreth 40.000 shtretërve, me mundësi për investime në hotele dhe objekte të tjera të banimit.
Bekteshi inicoi edhe lëshimin e një linje të drejtpërdrejt ajrore që do të lidhte Shkupin me Tel Avivin, si dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje në sferën e turizmit.
Gjatë ditës së sotme ministri Bekteshi do të zhvillon takim bilateral me ministrin izraelit të Turizmit, Jariv Levin.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjendet për vizitë zyrtare në Izrael, si pjesë e delegacionit
qeveritar që kryesohet nga kryeministri Zoran Zaev, dhe i cili nga datat 2 deri 4 shtator qëndron për vizitë me ftesë të kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanjahu.
Në delegacionin qeveritar marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri Koço Angjushev, ministri i Brendshëm Oliver Spasovski dhe ministri i Bujqësise, Ljupço Nikollovski.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Ali Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR
- Prof. Dr. Metin Izeti kritikon deklaratën e Mickoskit – Izeti: Një qasje e rrezikshme për demokracinë
- Rexhepi nga Malësia e Tetovës: Fshati Vicë është lënë në harresë nga pushteti lokal!
- “Më mirë për Tetovën” garon me listë për këshillin komunal të Tetovës
- VLEN shpalos listën e këshilltarëve për komunën e Shuto Orizarës, i prinë Enis Zekiri
- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë zgjedh dy Mitropolitë e rinj për Gjirokastrën dhe Korçën
- Zejd Rexhepi: Çdo hapje shtabi po shëndrrohet në tubim
- “E kishin rëndë ta kuptojnë BDI’në – Artanin e kam mbështetur – Ka informacione që është në Shqipëri, Mexhiti flet për rivalët e tij