Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, së bashku me një
delegacion të Ministrisë, sot dhe nesër do të qëndrojë në Republikën e Sllovenisë, me ftesë të koleges së saj sllovene, Andreja Katiç.
Në kuadër të vizitës, Shekerinska do të ketë takime edhe me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor dhe zëvendëskryetarin e Qeverisë sllovene, Dejan Zhidan, kumtojnë nga Ministria e Mbrojtjes.
Nesër ministrja Shekerinska do të merr pjesë edhe në Forumin strategjik të Bledit, konferencë udhëheqëse në Evropën Qendrore dhe Juglindore, e cila tërheq numër të madh të shefave të shteteve dhe qeverive, ministra, diplomatë. Në Forumin e Bledit, paralajmëron MM, do të marrin
pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, si dhe ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratë, Damjan Mançevski.
Në ditën e parë të vizitës ë Slloveni, ministrja Katiç organizoi edhe darkë pune në nder të ministres Shekerinska dhe zëvendës kryetares së Komisionit Evropian, Federika Mogerini.
Nesër ministrja do të takohet me kryetarin dhe anëtarët e Këshillit të mbrojtjes në Parlamentin slloven, ndërsa do ta vizitojë edhe kazermën Cerklje, ku pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë për momentin vizitojnë trajnimin teorik dhe praktik për mbrojtje antiajrore me sistemin e lehtë bartës raketor, theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes.
Data 16.09.2025
Aktuale
- Ali Ahmeti priti në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR
- Prof. Dr. Metin Izeti kritikon deklaratën e Mickoskit – Izeti: Një qasje e rrezikshme për demokracinë
- Rexhepi nga Malësia e Tetovës: Fshati Vicë është lënë në harresë nga pushteti lokal!
- “Më mirë për Tetovën” garon me listë për këshillin komunal të Tetovës
- VLEN shpalos listën e këshilltarëve për komunën e Shuto Orizarës, i prinë Enis Zekiri
- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë zgjedh dy Mitropolitë e rinj për Gjirokastrën dhe Korçën
- Zejd Rexhepi: Çdo hapje shtabi po shëndrrohet në tubim
- “E kishin rëndë ta kuptojnë BDI’në – Artanin e kam mbështetur – Ka informacione që është në Shqipëri, Mexhiti flet për rivalët e tij