Ideja për rikthimin e të ashtuquajturës “Jugosllavi e Re” nuk është asgjë tjetër veç se vegël me të cilën Evropa do të tenton që shtetet e Ballkanit Perëndimorë t’i integroj në strukturat e Bashkimit Evropian. Së paku kështu mendojnë një pjesë e njohësve të çështjeve politike në vend. Për analistin Agim Jonuz, Jugosllavia e vjetër nuk kthehet, mirëpo nuk përjashtohet që Evropa nëpërmjet krijimit të një unioni të vogël ku pjesë do të jenë shtetet e Ballkanit Perëndimor, të monitorojë zhvillimin e tyre dhe të vlerësoj sa afër ose larg janë drejt integrimit në BE.
“Ideja për Jugosllavinë e re është e formuluar në mënyrë qesharake. Jugosllavia njëherë e përgjithmonë ka vdekur, mirëpo mikro-rajonalizimi duhet të shërbejë si satelit i Europës icili duhet të piqetdhe do të duhet të kyçet vetëm në atë moment kur do të ndjehet që shtet kanë arritur zhvillim në funksionimin e tyre”, deklaroi për Almakos, Agim Jonuz.
Ai shtoi se qëllimi i ideve të tilla është që shtetet e Ballkanit Perëdimor ti nxit në realizimin e reformave të nevojshme për të qenë pjesë e familjes evropiane.
Në aspektin e sigurisë, analisti Nikolla Dujovski nuk pret që formimi eventual i një unioni të ri mes shteteve të Ballkanit Perëdimorë, të ndodhin trazira, për të vetmen arsye se, siç shtoiDujovski, gjashtë shtetet e Ballkanit Përndimor janë ndërkombëtarisht të pranuara si të pavarura.
“Emri “Jugosllavi e Re” në këtë rast nuk është i rëndësishëm sepse në këtë union do të bëjnë pjesë shtete që janë të pranuara nga faktori ndërkombëtar, duke përfshirë këtu Maqedoninë, Kosovën dhe shtetet tjera që u shkëputën nga Jugosllavia. Domethënë kriza nuk pres të ndodhin sepse tani bashkëpunimi mes këtyre shteteve, sipas meje, do të bëhen në aspekt politik, ushtarak dhe ekonomik”, tha Nikolla Dujovski, i cili mes tjerash tha që një union i till është i nevojshëm në kohë kur Ballkani Perëndimor rrugën drejt Bashkimit Evropian e ka të bllokuar.
Pikërisht në takimin e fundit jozyrtar në Durrës i kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimorë si dhe komisionerit për Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn, u bisedua për eurotinegrimet dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Përkrahje për bashkëpunim më të thellë mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëdimor u dha edhe nga Komisioni Evropian, duke shtuar se “Komisioni Evropian mbështetfuqimisht bashkëpnimin rajonat të Ballkanit Perëndimorë si një pjesë përbërëse e perspektivisë së tij për anëtarësim në BE, përmes investimeve të konsideruesme në ndërlidhjen e infrastrukturës, ekonomis edhe njerëzve, me vetë rajonin, si dhe mes rajonit të BallkanitPerëndimordheBashkimitEvropian.”/Almakos.com/
Blerim Ismaili
Almakos.com