Temperaturat e larta gjatë muajve të verës kanë ndikuar dhe penguar zhvillimin e kulturave bujqësore.
Megjithatë në disa kultura bujqësore të cilat kanë përfunduar fazën e vegjetacionit, në kohën e vjeljes nuk ka pasur ndikim negativ. Ndikim më të madh do të ketë tek kulturat furagjeresi dhe do të ndikojë në uljes e sasisë së pemëve, por gjithsesi moti i ngrohtë ka ndikuar që pemët të jenë më cilësore.
Agronomët me apel që bujqit të shfrytëzojnë maksimumin e sistemeve të ujitjes, dhe t’u kushtojnë kujdes të posaçëm për mbrojtje nga sëmundjet dhe dëmtuesit, sepse moti i ngrohtë është i përshtatshëm për zhvillimin e tyre.
“Me këtë kemi ende ndikim negative tek kulturat bujqësore, sidomos tek kulturat foragjere dhe tek kulturat e gjelbërta do të thotë, temperaturat e larta ndikojnë negativisht. Rekomandimet nga ana e agronomëve është që si të ketë mundësi në ato vende ku ka për tu ujitur, të bëhet ujitje intensive. Si rezultat i të thatit tek pemët do të thotë do të ketë më pak fryte këtë vit, por do të jenë cilësore dhe më të mira”, tha Irfan Azemi, agronom.
Sipas agronomëve reshjet e shiut gjatë javës së kaluar nuk do ta ndryshojnë shumë situatën pasi intenziteti i shiut ishte i ulët. Ata paralajmërojnë se kulturat bujqësore për momentin, për shkak të temperaturave të larta, i ekspozohen stresit të temperaturës dhe mungesës së ujit në tokë.
ERSAN PAJAZITI