Vetura të parkuara vend e pa vend, trotuare të bllokuara dhe kaos në komunikacion nga parkimet paralele, ndërkohë, shpesh ndodh që, parkingjet publike të jenë boshe, kështu duken rrugët e Tetovës për çdo ditë.
Në gjendje aspak më të mirë nuk është as sheshi Iliria në Tetovë. Siç e shihni, edhe pse nuk është i paraparë për parkim, shfrytëzohet për të penguar si kalimtarët, po ashtu edhe dyqanet të cilët ankohen se, paguajnë qera të mëdha ndërkohë nuk mund ta shfrytëzojnë hapësirën”.
Policia dhe drejtuesi i drejtorisë për parkingje të Tetovës, shprehen se, mungesa e vendeve për parkim është evidente, por ka edhe një fenomen tjetër, mungesa e kulturës në komunikacion, e cila shpesh shkakton bllokime, edhe përkundër dënimeve të shumta.
“Është një fenomen që na shumëfishon vështirësitë tona gjatë ushtrimit të detyrave. Tendenca është që ti largohet pagesës ku është 20 dhe 30 denar dhe preferojnë parkimin paralel dhe nëpër trotuare. Numri I makinave që konfiskojmë sillet dhjetë deri në 12 në ditë”- deklaroi Fejasal Beadini, drejtor i np parkingjet.
“Në vazhdimësi marrim masa kundër atyre vozitësve që parkohen gabimisht. Dua të them që marrim numër të konsiderueshëm të masave por për fat të keq, edhe më tutje është aktiv problemi në terren”- tha Besir Qamili, shef I sektorit për komunikacion.
Nga ana tjetër, banorët shprehen të revoltuar me të dyja palët, me theks të veçantë policinë, e cila, sipas banorëve nuk është aq vigjilente në kryerjen e detyrës.
“Mungon edhe kultura po mungojnë edhe parkingjet. Këtu ka nevojë më tepër policia rrugore të jetë më e kujdesshme. Mos rrinë veç në qendër por edhe në vende tjera”. “nuk duhet kështu por edhe nuk ka ku me u parku”.“mungojnë parkingjet, mungon edhe kultura. Unë për vete nuk them që nuk e kam parkuar gabimisht bile edhe e kam pësuar nga ajo. Por edhe autoritetet nuk duhet të rrinë duarkryq, gjithnjë ka një zgjidhje nëse don ta gjesh atë” u shprehën disa të intervistuar.
Përndryshe, komuna e Tetovës që prej vitesh ka premtuar shtimin e numrit të parkingjeve, por deri më tani, janë shtuar vetëm parkingjet zonale, dhe edhe parkingu shumëkatësh, që
shihet si zgjidhje për këtë kaos. /Alsat-M/