Edhe këtë vit “El- Hilal” në bashkëpunim me organizatës humanitare turke “Yardimeli”, dhe donator të ndryshëm nga vendi dhe Turqia ka mundësuar të theren kurbane për ndihmën e 1.000 familje në nevojë.
“Këtë vit kemi grumbulluar 23 kurbane të mdhej nga donatorë vendas, por poashtu kemi bashkëpunim me shoqatën turke “ dhe donator të tjerë privat që vijn poashtu prej Turqisë. Prej këtyre 23 lop të therura do të ndihmohen për mbi 650 familje do të marrin mish kurbani. Poashtu kemi edhe bashkëpunim të mirë edhe me fshatin Kranj dhe Arvati i cili bashkëpunim mundësuar 72 kurbane të vegjël”, tha Fatmir Murtezani, nga OH “El-Hilal”.
“Jemi këtu për të kryer obligimin tonë fetar ju e dini se kurbani e ka kuptimin afrim që do të thotë jemi këtu për tu afruar me gjithë myslimanët tonë në Maqedoni”, tha Mustafa Xhengis, nga OH “Yardimeli” Turqi.
Përndryshe Organizata Humanitare “ El- Hilall” për mbi 20 vjet shpërndan kurbane në Maqedoni.
REXHEP QAMILI