Në Spitalin e përgjithshëm të Dibrës, dje pasdite është sjellë një fëmijë
dhjetëvjeçar nga rajoni i Gollo Bërdos pa shenja jete.
“Pas orës 18 në spitalin tonë u soll një fëmijë i cili nuk jepte shenja jete. Nuk ndihmuan përpjekjet për ta rianimuar, dhe për fat të keq duhej ta konstatojmë vdekjen, e cila ka ndodhur si pasojë e mbytjes në ujë. Në trupin e fëmijës nuk kishte shenja dhune”, deklaroi Baki Alili, drejtor i spitalit të përgjithshëm të Dibrës.
Sipas policisë lokale shqiptare bëhet fjalë për A.D. (10), me origjinë nga fshati Ostren i Vogël, i cili ka jetuar në Durrës, ndërsa ka ardhur mysafir tek familjarët e tij.
Ngjarja ka ndodhur në orën 17:20, kur për t’u freskuar ka hyrë në ujin e rezervuarit në centralin e vogël në fshat dhe ka filluar të mbytet.
Fëmija menjëherë është nxjerrë nga uji dhe për shkak të afërsisë është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër.
Data 16.09.2025
Aktuale
- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë zgjedh dy Mitropolitë e rinj për Gjirokastrën dhe Korçën
- Zejd Rexhepi: Çdo hapje shtabi po shëndrrohet në tubim
- “E kishin rëndë ta kuptojnë BDI’në – Artanin e kam mbështetur – Ka informacione që është në Shqipëri, Mexhiti flet për rivalët e tij
- (VIDEO) Muhamed Elmazi: Vitin e ardhshëm, shkollë e re për nxënësit e Matkës
- Si u përgatit James Rubin për dëshminë e tij në Hagë: Një shembull i betejave juridike
- Apeli i GJKKO vendosi të rikthehej në qeli për rreth11 ditë, Vangjush Dako përfundon në spital
- Bajram Rexhepi: Arsimi njëra ndër shtyllat kryesore për zhvillimin shoqëror
- ISHP: Nuk ka radioaktivitet në ujë dhe metale të rrezikshme të rënda në tokë pas zjarrit në Trubarevë