Bujqit në Maqedoni fituan Qeveri e cila intensivisht punon në
zgjidhjen e shpejtë të problemeve dhe nuk i ndan sipas përkatësisë partiake, Qeveri e cila ua hapi dyert dhe tregoi se si duhet të funksionojë një institucion shtetërori, tha ministri i Bujqësisë, Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave Lupço Nikollovski në një bisedë për MIA-n me rastin e 100 ditëve të para nga marrja e detyrës.
Nikollovski u përqendrua në realizimet në tre muajt e fundit me theks se e ka trashëguar sektorin në periudhë jashtëzakonisht komplekse, kur aktivitetet bujqësore janë në zhvillim të tërësishëm, por edhe me shumë, siç tha probleme të pazgjidhura nga vitet paraprake.
“Kur erdhëm në Ministri u ballafaquam me bllokim të tërësishëm, edhe njerëzore edhe institucionale, me një sërë obstruksione qëllimi i të cilave ishte i qartë – të bllokohet puna e Qeverisë së re edhe me çmim që kjo të jetë në dëm të bujqve. Nga ana tjetër, zbuluam si janë shpenzuar paratë e popullit nga përbërja paraprake e MBPEU, për shopingje nëpër butiqe, për kafene, ahengje nëpër diskoteka të huaja. Menjëherë u orientuam drejt sanimit të këtyre gjendjeve”, theksoi Nikollovski.
Sipas tij, udhëheqësia e re e Ministrisë ka trashëguar edhe import të rritur të prodhimeve bujqësoreushqimore, por edhe bujq të shantazhuar.
Lidhur me subvencionet, informon se deri tani, për tre muaj, janë paguar mbi 60 milionë euro, ndërsa
Agjencia e pagesave për momentin i përpunon vendimet për shumën e ngelur nga mbështetja shtetërore për vitin 2016.
Bashkimi i tokës bujqësore, rehabilitimi dhe ndërtimi i i hidrosistemeve, efikasitet në shfrytëzimin e
mjeteve IPARD, siguri në ushqim, përmirësim i konkurrencës të prodhimeve bujqësore strategjike me orientim eksportues, stimulimin e firmave për promovimin e tregjeve të huaja, rritjen e fondit pyjor dhe
ruajtjen e tij më cilësore dhe mbrojtje nga prerja e egër, janë vetëm disa, thotë Nikollovski, nga prioritetet e Ministrisë së Bujqësisë.
Ai nesër, së bashku me kryeministrin Zoran Zaev dhe përfaqësuesit e tjerë qeveritar, udhëtojnë për Izrael, ku siç paralajmëron do të ketë takim me homologun e tij izraelit, por do ta vizitojë edhe qendrën shkencore hulumtuese për bujqësi “Vullkani”.
Data 16.09.2025
Aktuale
- Gashi dhe ambasadori Klein diskutuan zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal
- Blerant Ramadani nga Saraji: Numri i votave do të jetë 3 me 1 në favorin tonë
- Takim pune i Prokurorisë Publike dhe KSHPK-së në prag të zgjedhjeve lokale 2025
- MSH: Pacienti që vdiq në Onkologji u soll në një gjendje shumë të rëndë, pacienti vdiq pavarësisht të gjitha masave të marra
- Dy kushërinjtë dhunojnë për motive pronësie një person në Fresk, një tjetër e kërcënon! Pezullohet nga detyra polici
- James Rubin: A është drejtësi të mbash dikë të paraburgosur për kaq shumë vite?
- Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda
- (VIDEO) Mickoski akuzon BDI-në se bashkëpunon me Levicën, Ademi kundërshton