Muajt e fundit janë djegur herë pas here disa nga deponitë e egra më të mëdha në vend, si ajo në Strugë, Haraçinë, Tetovë dhe Dibër. Maqedonia edhe pa djegie deponish radhitet ndër 20 vendet me të ndotura në botë. Pikërisht në muajin shkurt u publikua një raport i “ Eko Eksperts” në të cilin thuhej se i 17 radhitet vendi ynë. Ambientalistë, pulmolog e kimistë alarmojnë se djegia e deponive nuk po ndikon vetëm në ndotjen e ajrit, por edhe në ndotjen e tokës dhe ujit, gjë që rrezikon edhe përhapjen e epidemive, shkruan Almakos.
Ardian Demiri, një nga zërat që pa hezitim ka shprehur revoltën për gjendjen e deponisë në Strugë, thotë për Almakos se pasojat e grimcave kancerogjene që mbulojnë Strugën për shkak të pranisë dhe djegies së deponisë që ndodhet atje, do të vërehen pas 5-10 vjetësh.
“ Sigurisht që ekzistenca aq afër shtëpive shqiptare ku gjinden këto deponi të egra, nuk është vetëm konstatimi ynë, por është konstatim edhe i ekspertëve, respektivisht mjekëve dhe kimistëve të ndryshëm se sidomos gjatë djegies dhe jo vetëm nga tymi lirohen elemente kimike kancerogjene, qe vështire I tret organizmi I njeriut dhe efektet e këtyre elementëve vërehen ndoshta pas 5 apo 10 viteve, ndërsa e përsëris elemente kancerogjene. Të mos flasim pastaj për ndotjen e lumenjve, te ujërave nëntokësore që më pas derdhen në liqenin e Ohrit dhe ose një pjesë e atyre edhe në lumin Drin, I cili më në fund përfundon nga deti Adriatik. Domethënë ndotet toka, ajri dhe uji” – tha Demiri.
Të njëjtin shqetësim ndan edhe ambietalisti Bardhyl Marku qyteti i të cilit, Dibra, ka gjithashtu një nga deponitë më të mëdha të egra në vend.
“Them me plot përgjegjësi se deponia e cila ndodhet në hyrje të qytetit nga pjesa e Shqipërisë në hyrje për në Dibër është vend që paraqet bombë ekologjike. Ajo është një burim I ndotjes së gjithanshme dhe paraqet rrezik permanent për qytetarët e Dibrës, pasi që gazrat të cilat dalin nga djegia e këtyre mbeturinave, tërë kohës e ndotin tërë qytetin. Dibranët vazhdimisht ankohen se nuk mund ti hapin dritaret, se vjen një erë e keqe dhe e rëndë. Djegia e këtyre mbeturinave, duke pasur parasysh se në deponinë e Dibrës hidhen mbeturinat e të gjitha llojeve, duke filluar prej mbeturinave familjare, të fabrikave, të spitalit, të shkollave, plus vijnë edhe mbeturina nga Komuna Mavrovë dhe Rostushë.”- tha Bardhyl Marku, ambientalist.
Bashkëvuajtës më dy qytetet e para është edhe qyteti I Tetovës, deponia e fundit që u kaplua nga flakët duket e bërë qiellin të zi. Arianit Xhaferi, nga Eco Guerilla thotë se në komuna e Tetovës dhe ajo e Gostivarit kanë dështuar të dërgojnë plan në ministri për fonde në kuadër të strategjisë për menaxhimin me deponitë.
“ Sa I përket përhapjes së epidemive të ndryshme, ka një mundësi shumë të lartë që kjo të ndodhë dhe për këtë kanë alarmuar edhe shumë mjek, të cilët kanë thënë se djegia e deponive, vet prezenca e këtyre të fundit, rëndon akoma më shumë në shëndetin e banorëve të cilët jetojnë në afërsi të këtyre deponive. Përkujtojmë se insekte të ndryshme, por edhe shpezë të ndryshme, mund të bartin infeksione dhe sëmundje të ndryshme nga deponitë e këtilla deri tek vendbanimet ose deri tek tregjet e ushqimeve ku furnizohen çdo ditë qytetarët. Nuk besoj se janë të rastësishme, informacionet që kemi marrë nga disa ish-ministra se qytetarët e komunave shqiptare janë më pak të interesuar për të kërkuar fonde nga Ministria e mjedisit për zgjidhjen e këtyre problemeve edhe pse strategjia kombëtare për zgjidhjen e çështjes së deponive parasheh bashkëpunimin e komunave për të ndërtuar deponi rajonale me standarde për më shumë.“- tha Arianit Xhaferri, Eco Guerilla.
Pulmlogu Irfan Ismaili na jep mendim më profesional për atë se si ndikon djegia e deponive dhe ndotja e ajrit prej të njejtave, në shëndetin e njeriut.
Deklarata e Irfan Ismaili, pulmolog.
Ndërsa, lidhur atë se a kanë aplikuar për fonde për menaxhim të përbashkët me deponitë nga Komuna e Gostivarit thonë se kanë aplikuar në ministri vetëm për fonde për vazhdimin e punimeve të kanalizimeve në fshatin Debresh, pasi nuk Ministria e Ekologjisë ka hapur vetëm një studim program për regjionin e Pellagonisë………..Komuna e Tetovës.
Ndryshe ambietalistët thonë se është turp tentimi që disa parti politikë të përdorin deponitë për fitimin e pikëve politike. Ata nuk hezitojnë të shtojnë se prania e deponive tregon dështimin e të gjithëve, sepse nëse ndjeshmëria e opinionit publik do të ishte më e lartë, deponitë nuk do të qëndronin aty as pesë minuta./Almakos.com/
Përgatiti: Evi Shkopi
Kameraman: Edvin Sejrani
Montazh: Edvin Sejrani