Ende ekzistojnë vende të hapura për pjesën më të madhe të
programeve studimore në Universitetin “Goce Dellçev” nga Shtipi, me përjashtim të Fakultetit për shkenca mjekësore, ku pjesa më e madhe e kuotave tashmë janë plotësuar. Ka vende të lira edhe në qendrën mësimore të Kavadarit e cila do të vazhdojë me punë, informoi sot prorektori, profesor doktor Kiril Barbareev.
Për ata të cilët janë në vit të dytë, të tretë dhe të katërt, ai kumtoi se ora e parë akademike do të jetë më 18 shtator.
për momentin ka rreth 1.700 kandidatë të paraqitur në Universitet. Pret që ai numër të arrijë deri në dy mijë. Vazhdon afati i dytë regjistrues në qendrat mësimore dhe studimet e disperzuara. Afati i tretë regjistrues është më 4 dhe 5 shtator.
“Për momentin në Kavadar ka reth pesëdhjetë kandidatë të paraqitur në tre fakultete. Interesimi sipas të gjitha gjasave do të rritet në afatin e tretë regjistrues. pritjet tona janë deri njëqind studentë në qendrën e Kavadarit. Këtu janë zgjedhur programet studimore që janë adekuate edhe ndaj
veprimtarisë që ekziston në rajon. Rajoni i cili është i njohur në botë për prodhimin e mirë të verërave, prëse të mos jetë një nga programet më të mira studimore në Evropë apo botë mu në Kavadar. Ajo do ta imponojë çështjen edhe për motivim të të rinjve të mbeten në mjedisin e vet, bashkim më i madh i ekonomisë dhe arsimit”, tha Barbareev.
Shkencat bujqësore janë tërheqëse për studentët e Kavadarit, por interesim ka edhe për programin studimor për logjistikë industriale.
Kumtoi se Universiteti po tenton të ndërtojë komunikim edhe me ekonominë, diçka që është, siç tha, shumë me rëndësi. Bashkëpunimi ekziston, por do të bëhen përpjekje, theksoi, që ai nivel i bashkëpunimit të jetë edhe më i lartë.
Data 16.09.2025
Aktuale
- (VIDEO) Mickoski akuzon BDI-në se bashkëpunon me Levicën, Ademi kundërshton
- Venera Azizi: Shqipja për herë të parë edhe në kartelat e identifikimit në Qeveri
- Mexhiti:Qeveria ndau parcelën 31 mijë m² për kampusin 40 milionë € të UNT-së në Shkup
- ASH e Taravarit paralajmëron rritjen e ndikimit të “botës serbe” në RMV përmes projekteve hoteliere
- I denoncuar si përfitues i tenderave në AKSHI, biznesmeni Ermal Beqiri në SPAK, Prokuroria e Posaçme bashkon 2 dosjet hetimore
- (VIDEO) Identifikohen 20 persona që dyshohen se i kanë vënë zjarret
- Dita Botërore e Ozonit në Shqipëri: Nga shkenca tek veprimi global, aktivitete sensibilizuese dhe angazhime për të ardhmen
- Visar Ademi: “Koalicioni im është vetëm me qytetarët e Gostivarit”