Athina zyrtare i mban në nivel të ulët pritjet nga vizita e ministrit të
Punëve të Jashtme Nikos Koxias në Shkup i cili megjithatë tani për tani, nuk zbulon kurrfarë detaje për bisedimet që i zhvillon gjatë vizitës së tij kthyese, shkruan “To Vima”.
Sipas informacioneve të gazetës, Athina “do të tentojë të mbahet në linjën e mesme, ku nga njëra anë, nuk do të lejojë që autoritetet e Maqedonisë ta monopolizojnë konstruktivitetin e saj dhe nga ana tjetër, do të tregojë se ende nuk janë krijuar kushte për zgjidhje të shpejtë për çështjen e emrit”.
“To Vima”, si dhe të gjitha mediat e tjera greke deri më tani informon se Koxias dhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov do të bisedojnë para së gjithash, për masat për ndërtimin e besimit, por Athina, “gjoja, është e vendosur t’i potencojë edhe lëvizjet provokuese të
Shkupit, siç ishte rasti me konsullin e Maqedonisë në Toronto, Pallashevski”.
“Kuptohet, vështirë është për tu besuar se dy ministrat nuk do të bisedojnë aspak për emrin”, shkruan gazeta, duke shtuar se nuk priten kurrfarë befasi.
Siç lajmëroi paraprakisht MIA, burimet diplomatike greke që javën e kaluar thanë se vizita e Koxias në Shkup do të jetë një mundësi e mirë që të këmbehen mendime për ngjarjet e fundit në rajon, por edhe më shumë të promovohet bashkëpunimi midis dy vendeve dhe ndërtimi i klimës së besimit,
Sipas burimeve të njëjta diplomatike, tema kryesore në bisedimet e Koxias në Shkup do të jetë implementimi dhe zgjerimi i masave për ndërtimin e besimit me qëllim të ndihmohet për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Greqia, siç përsëritën përfaqësuesit e MPJ-së greke “mbetet e përkushtuar në përmirësimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, duke kontribuuar për konsolidimin e kulturës së konsensusit dhe kompromisit me qëllim të stabilitetit brenda në Maqedoni dhe në nivel rajonal”.
Data 25.02.2025
Aktuale
- Hetimi amerikan: Si Soros ndërhyri me dollarët e USAID në Shqipëri dhe kundër VMRO DPMNE në Maqedoni
- Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanoviq, takon në Shkup zyrtarët më të lartë shtetëror
- Me investim prej mbi një miliard euro në energjetikë në vend hyn grupacioni turk “Kazançi Hollding”
- Zulohet identiteti i gruas së dytë të Feros – ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën
- Fitorja e CDU/CSU në Gjermani, diplomati Nesho: Kancelar që do sjellë koalicion të qëndrueshëm, një person vizionar
- Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti takohet me eurodeputetin Thomas Waitz
- Presidentja Siljanovska – Davkova u takua me përfaqësues të FMN-së
- Ali Ahmeti takoi eurodeputetin Thomas Waitz