Ndër masat e shumta që zbatoi dhe vazhdon të zbatojë Ministria e Shëndetësisë, pasi në krye të saj erdhi si ministër Arben Taravari, është edhe krijimi i mundësisë që pacientët të mund të paraqesin parregllsitë dhe pakënaqësitë në mënyrë që të njëjtat të mënjanohen, shkruan Almakos.
Pacientët mund të paraqesin lëvdatat, kërkesat apo pakënaqësit e parregullësitë në numrin e telefonit 071- 349-999, numër i cili është aktiv në Viber dhe What’ up, mënyrë e cila u publikua nga Taravari në adresën e tij në Facebook, por një mënyrë tjetër është edhe përmes kutive të vendosura në insitucionet shëndetësore publike.
Megjithatë edhe përkundër kësaj, duket se qytetarët nuk janë shumë të informuar për këto dy mënyra, pasi që nga anketat e bëra pjesa më e madhe e tyre nuk dinin se në cilët numra duhet të paraqiten. Disa qytetarë nuk është numri i përgjithshëm, por megjithatë është një tregues.
Deklarata
A do të thotë kjo se ministria duhet të nisë ndonjë fushatë vetëdijesimi që të gjithë pacientët pa marrë parasysh moshën, gjininë, apo nacionalitetin të jenë të informuar për rrugët të cilat duhet të ndjekin për të paraqitur parregullsitë dhe pakënaqësitë në të cilat ndeshen gjatë marrjes së shërbimit në institucionet shëndetësore publike?
Për mjekun specialist të kirurgjisë të përgjithshme, Artan Dika, duhet shumë më tepër se sa një fushatë sensibilizuese dhe informuese pasi që, sipas tij, ky është një problem me shumë shtresa, dhe jo vetëm me atë që shohim në veshtrim të parë. Një sistem i cili funksionon me një mori problemesh, kaotik dhe jo i besueshëm dhe e dyta, mungon përgjegjësia qytetar,sistem ku ka mbingarkesë pacientësh, mungesë të personelit të ulët dhe të mesëm, mjek të pakualifikuar, ministër që bën rolin e zëdhënësit të ministrisë, ministri pa zëdhënës dhe drejtorë të përzgjedhur partiak kukulla. Është system me humbje të besimit, ku dënimi i korrupsionit nga show mediatik është shkëmbyer vetëm me dëgjimin e ankesave të qytetarëve sa për t’i qetësuar ata.
“Nga ana tjetër, ende mbretëron një mentalitet komunist ku mjeku shihet si shërbëtor i popullit dhe shëndetësia nuk shihet si një shërbim i organizuar me rregullat e veta. Një mentalitet ku pacienti dërgohet në spital në stade të avancuara, ku nuk ekziston kultura e pritjes për rastet që nuk janë urgjente, ku qytetari kërkon ose zgjidhje me shkop magjik ose zgjidhje në mënyrë joligjore dhe ku nuk ekziston kultura e denoncimit. Një system që funksionon nuk ka nevojë për fushata të tilla, një system kaotik ka nevojë për informim më të mirë të pacientëve për labirintet e sistemit”- thotë mjekum, Artan Dika.
Megjithatë ndryshe prej tij ministri Taravari për Almakos.com, thotë se mënyrat e vëna në dispozicion të qytetarëve për të paraqitur parregullsitë po tregohen funksionale. Sipas tij, deri sa sistemi të funksionojë si duhet , për mënjanimin e parregullsive janë aktivizuar të gjithë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe se në ditë arrijnë rreth 500 deri 800 shkrime me kodin “ #PërshëndetjeTaravari”.
“ Në Ministrinë e Shëndetësisë ekziston ekip i përbërë nga dy persona që i sistemojnë të gjitha porositë, të cilat i pranojnë në ëhat’s up dhe në Viber dhe çdo ditë në mbledhjen e mëngjesit në Ministri të njejtat i prezantojnë. Nuk mund të them më parë se sa kanë qenë funksionale këto mënyra të paraqitjes së parregullësive, por momentalisht kemi 500 deri 800 porosi në ditë. Normalisht, në kërtë numër bëjnë pjesë, lëvdata, pakënaqësi apo edhe kërkesa, të cilave jo 100%, por në përgjithësi u përgjigjemi, nga kabineti menjëherë parqiten për atë se si mund të ndihmojnë deri sa sistemi nuk funksionon si duhet.”- tha ministri i shëndetësisë , Arben Taravari.
Ndryshe që nga marrja e këtij posti nga ministri Arben Taravari, kritikat dhe lëvdatat drejtuar ministrisë që ai drejton bëjnë gara më njëra-tjetrën./Almakos.com
Përgatit: Evi Shkopi
Kameraman : Edvin Sejrani
Montazh: Evi Shkopi
( Pamje Tv Nova/ Tv Koha)