Në minierën Suvodol të REK “Bitola” sot u shënua 28 Gushti – Dita e
Minatorëve të Maqedonisë. Në solemnitet, krahas ekipit menaxherial të REK “Bitola” dhe të punësuarit në Kombinat, morën pjesë edhe përfaqësues të KD të SHA ELEM Shkup, të kryesuar nga
drejtori i prodhimit të energjisë elektrike Bllagojçe Tërpovski.
Drejtori i minierave të REK “Bitola” Zoran Bogdanovski në fjalimin e tij e theksoi rëndësinë e punës së minatorëve në rezultatet prodhuese përfundimtare të REK “Bitola”, duke u përqëndruar në rezultatet
e arritura në këtë njësi prodhimi në periudhën mes dy festave.
Të pranishmëve iu drejtua edhe drejtori për prodhim të energjisë elektrike të ELEM, Bllagojçe Tërpovski, i cili në fjalimin e tij theksoi se investimet e kompanisë në REK “Bitola” janë drejtuar drejt përforcimit të kapaciteteve të tij dhe vazhdimin e shekullit të tij në punë.
Në periudhën e kaluar, siç shtoi, janë ndërmarrë një sërë hetimesh në terren rreth rezervave të qymyrit në rrethinën e REK “Bitola”, ndërsa në vijim janë edhe aktivitetet përgatitore për aktivizimin e fundërresës së qymyrit Zhivojnë dhe Mariovë.
Sipas tij, në dy vitet e ardhshme do të realizohet investimi për furnizimin e pajisjes për minierën e cila do t’i përforcojë kapacitetet e minierave në REK “Bitola”, të cilat me forcat e veta, pa angazhimin e kompanive të jashtme do të munden në tërësi t’i përmbushin nevojat nga lënda djegëse për termocentralet.
Në kremtimin në minierën Suvodoll tradicionalisht u shpallën edhe minatorët më të mirë për sivjet si dhe fituesit e lojërave punëtore sportive, të cilat organizata sindikale i organizon në nder të Ditës së
Minatorëve.
Dita e Minatorëve, siç qëndron në kumtesë nga SHA ELEM, ishte shënuar edhe në minierën REK “Osllomej”.
Data 25.02.2025
Aktuale
- Ali Ahmeti takoi eurodeputetin Thomas Waitz
- Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së, Amer Kapetanoviq, takon në Shkup zyrtarët më të lartë shtetëror
- Kurti dhe ambasadori finlandez shqyrtojnë të ardhmen e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit
- Dhuna ndaj biznesmenit Arben Çipa në Sarandë, Unioni Turistik Shqiptar letër institucioneve: E paprecedentë! Organet ligjzbatuese të reagojnë për ngjarjen tronditëse
- Ilir Meta nga qelia: Drejtësia e vërtetë do të realizohet kur paratë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve
- E rëndë në Tiranë, automjeti përplas policin! Efektivi transportohet në spital, si paraqitet gjendja e tij
- Ahmeti takoi eurodeputetin Thomas Waitz
- Fetai: Prokurori Republikan ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin – ai duhet të largohet menjëherë!