Referendumi në Vallandovë nuk ka plotësuar pragun ligjor për të qenë i suksesshëm dhe legjitim. Sipas infomacioneve të TV24, për t’u shpallur legjitim referendumi janë nevojitur edhe 300 vota për të qënë i vlefshëm.
Nga iniciativa qytetare “Shpëtim për Vallandovën” thonë se kanë regjistruar një sërë presionesh dhe kërcënime që qytetarët të mos dalin në votim dhe se kjo do të procedohet dhe do të dorëzohet tek organet kompetente.
“Nga situata në terren kemi hetuar disa situata të dyshimta, kushtimisht thënë parregullsi, të cilat i kemi dokumentuar dhe do të kërkojmë që ato të procesuohen edhe më tej”, tha Borisllav Kallkovalliev nga iniciativa qytetare.