Afër 20 autobus me tifozë të Shkëndijës kanë marrë rrugën nga Tetova për në Milano, në mbështetje të skuadrës së Shkëndijës në ndeshjen historike kundër gjigantit Italian, Milan, të enjten në San Siro prej orë 20:45.
Një fotoselfie, që duket si një lumë i gjatë, e publikuar në facebook nga tifozi i madh i Shkëndijës, Krenar Osmani ku ka shkruar: “Vetëm një pjesë e Ballistëve në San Siro”.
Ndeshja e parë, Milan-Shkëndija është e vlefshme për fazën e play-off në Ligën e Europës.