Adhuruesit е tingullit të kitarës klasike sonte në kuadër të Festivalit
“Vera e Ohrit” do të kenë mundësi jo të përditshme të kënaqen në performancën artistike të maestros spanjoll të kitarës Ignasio Rodes.
Rodes është fitues i pesë garave internacionale në kitarë, midis të cilëve “Andres Segovia”, “Francisko Tarega” dhe “Hoze Ramirez”, i njohur si një nga kitaristët më të talentuar të gjeneratës së tij. Pas debutimit brilant në “Vigmor holl” në vitin 1986 në Londër, performancat e tij e çojnë nëpër gjithë botën, në shumicën e vendeve evropiane, por edhe në SHBA dhe Amerikën Jugore.
Ka performuar në sallat më të njohura për koncerte midis të cilave Operën në Frankfurt, sallën e filarmonisë në Shën Petërburg, sallën e koncerteve në San Francisko, teatrin në Kajro, Muzeun e Shopenit në Varshavë, Pallatin e muzikës në Barcelonë, Qendrën për muzikë bashkëkohore në Ankara, sallën e koncerteve në Meksikë dhe shumë salla të tjera.
Performon me Orkestrën e Dhomës angleze, orkestrat simfonike në Galicia dhe Madrid, orkestrën Ho Shi Min, orkestrat e Tenerifes, Antalias, filarmonitë në Beograd dhe Barcelonë etj. Diskografia e Rodesit përfshin pesë cede për shtëpi të ndryshme editimi midis të cilave edhe “EMI klasiks”. Ignasio Rodes është profesor në Konservatorin në Alikante dhe rregullisht mban kurse maestro nëpër gjithë botën.
Në programin e koncertit të sotëm të caktuar për në orën 20:30 në “Shën Sofija” janë vepra të Francisko Taregës, Kuentin Eskembres, Salvador Bakaris, Manuel de Fala, Hulian Bautista, Eduardo Lopez Çavari dhe Turina Hoakin Turinas.
Data 16.09.2025
Aktuale
- Janevska: Rreth 1800 nxënës nga Trubareva pa pengesë ndjekin mësimin onlajn
- Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako
- Zelensky u bën thirrje vendeve evropiane të zhvillojnë mbrojtjen ajrore pas sulmit të fundit rus
- Mickoski: E Majta në koalicion me BDI-në
- Mbyllja e deponisë në Nikushtak – Reagon Komuna e Likovës
- Plagoset çifti i bashkëshortëve, u plas bombla e gazit! Shkrumbohet edhe garazhi i shtëpisë
- Vokshi thirrje Peleshit: Kërkojmë gjithëpërfshirje! Respektoni rregulloren
- Ibrahimi: Në vitin 2013 protestonim kundër Car Dushanit, kaq për ata që e kanë qejf temën “Bota serbe”