– Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë për marrëdhëniet
me Diasporën, Edmond Ademi, sot realizoi takim pune me Zëvendës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë, Pol Eduards.
Në takim u diskutua për planet dhe konsideratat si dhe për kahjet që do t’i ndërmerr kabineti i diasporës në të ardhmen.
Ministri Ademi theksoi se ne jemi duke punuar për të krijuar marrëdhënie me diasporën tonë në mënyrë që të bëjë atë të ndjehet se ka një shtëpi në të cilën ajo mund të kthehet.
Duke pasur parasysh se ekziston një numër i konsiderueshëm i emigrantëve nga Republika e Maqedonisë në Mbretërinë e Bashkuar, ministri theksoi se ai është në kontakt dhe bashkëpunon me Shoqatën e maqedonasve në Mbretërinë e Bashkuar dhe se aktivitetet e përbashkëta janë planifikuar për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe diasporës sonë në Mbretërinë e Bashkuar.
Është theksuar se në vitin 2018 në Republikën e Maqedonisë është planifikuar të mbahet Samiti i Ministrave për Diasporë, i organizuar nga kabineti i diasporës, të cilën do të shqyroheshin temat në lidhje me diasporën dhe rolin e saj në hartimin e politikave.
Ministri gjithashtu informoi për Informacionin e Strategjisë Kombëtare për Bashkëpunimin me Diasporën.
Ambasadori vuri në dukje se ndërtimi i marrëdhënieve bilaterale është një faktor kyç për suksesin e Republikës së Maqedonisë, dhe se ata gjithashtu po punojnë për këtë, me bursa për të rinjtë, përfshirë programin e Sheveningen, në mënyrë që të rinjtë të bëhen udhëheqës të ardhshëm të
vendit të tyre.
Migrimi është një proces global që nuk mund të ndalet, sipas ministrit Ademi, por nëse bashkëpunojmë me të gjithë aktorët dhe i përdorim potencialet e tyre, do të jetë një kontribut i madh për shtetin dhe shoqërinë në tërësi.
Data 25.02.2025
Aktuale
- “Lotaria”, analizohen transaksionet financiare / Bajrami ka dëmtuar buxhetin në vlerë prej 400 mijë eurove
- Mexhiti sqarohet: Inspektorati ka dhënë vërejtje për praktikat që janë vendosur nga ministrat e BDI-së e LSDM-së
- “Mos na shqetësoni”, Fero publikon foto me gruan e tij
- Operacion 200 milionë euro: Milan transferon pesë yje në merkaton e verës
- Ku janë depozitat më të mira për ty dhe familjen tënde?
- Trafikonte lëndë narkotike, arrestohet pjesëtari i një organizate kriminale! Kush është 43-vjeçari i dënuar me 7 vite burg në Itali
- Struganit ia marrin në Tetovë veturën me targa zvicerane
- Në rrugën për në Koritë, digjet një kamion