Qasje të barabartë dhe politikë transparente për investitorët,
paralajmëroi ministri i angazhuar për investime të huaja Adnan Qahil para anëtarëve të Odës Ekonomike Maqedonisë – Turqi (MATTO).
Në seancën e Këshillit drejtues (KD) të MATTO-s Qahil informoi se Qeveria përgatit ndryshime lidhur me politikën investuese, por, siç tha, kjo nuk duhet t’i prekë investitorët e deritanishëm nëse procedurat në procesin e zhvillimit kanë qenë tërësisht legale.
Qeveria, njoftoi Qahil, është përgatitur t’u ndihmojë investitorëve. Konsideron se marrëdhëniet me biznes bashkësinë mund të zhvillohen vetëm me dialog të vazhdueshëm.
“Gjithsesi se do të ballafaqohemi me probleme dhe pengesa, por qëllimi ynë është që ta ndryshojmë dhe përmirësojmë sistemin midis firmave dhe organeve qeveritare. kaluan 20 vite nga debia ime e parë në Qeveri. Besoj se kam përvojë të mjaftueshme që të mund t’i shohë gabimet në punën e
qeverisë paraprake”, tha Qahil.
Në seancën e KD të MATTO-s në të cilën, krahas ministrit Qahil morën pjesë edhe ministrja turke në Maqedoni Tylin Erkal Kara, si dhe udhëheqësi i përfaqësisë tregtare të Republikës së Turqisë Benjamin Kutlu, u prezantua Propozim-strategjia e politikës investuese që e paralajmëroi Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Sipas Kabinetit të ministrit Qahil, takimi ka qenë fillim efikas i dialogut dhe bashkëpunimit midis Qeverisë dhe investitorëve turq për avancim të klimës investuese në vend.
Data 16.09.2025
Aktuale
- Zelensky u bën thirrje vendeve evropiane të zhvillojnë mbrojtjen ajrore pas sulmit të fundit rus
- Mickoski: E Majta në koalicion me BDI-në
- Mbyllja e deponisë në Nikushtak – Reagon Komuna e Likovës
- Plagoset çifti i bashkëshortëve, u plas bombla e gazit! Shkrumbohet edhe garazhi i shtëpisë
- Vokshi thirrje Peleshit: Kërkojmë gjithëpërfshirje! Respektoni rregulloren
- Ibrahimi: Në vitin 2013 protestonim kundër Car Dushanit, kaq për ata që e kanë qejf temën “Bota serbe”
- Mickoski: Bum ndërtimor në Jegunovcë dhe zgjidhja e problemeve të qytetarëve
- “Fushata zgjedhore”, rreth 500 vetura zyrtare ndryshuan targat