TVM 2 do të sigurojë mbulim të procesit zgjedhor në mënyrë të balancuar, të drejtë e të paanshme, në të gjithë programin e tij, duke mundësuar kushte të njejta për qasje të barabartë në lajme, programe të vecanta informative, dhe prezentim pa pagesë, për të gjithë pjesmarrësit në procesin zgjedhor. Gjithashtu, në bashkëpunim me KSHZ-në, TVM 2 do të informojë qytetarët për mënyrën dhe teknikën e votimit dhe me të gjitha informacionet e tjera që lidhen me procesin zgjedhor.
TVM2, do të mbulojë aktivitetet zgjedhore në edicionet informative të orës 12, ku do të prezentohen vetëm lajmërime të shkurtra reth aktiviteteve të kandidatëve në garën zgjedhore, dhe në ditaret televizive në orën 18:30 dhe 22:00, ku sipas nenit 76 të Kodit Zgjedhor, 30% e kohës në edicionet qëndrore informative do t’i kushtohet informacioneve nga ngjarjet e ditës në vend dhe botë, 30% e kohës ndahen për aktivitetet e partive politike në pushtet, 30% e kohës për aktivitetet e partive politike në opozitë dhe 10 % për aktivitetet e partive politike, që nuk janë të përfaqësuara në Kuvendin e RM-së.
Minutazhi i informacioneve për seicilën parti pjesmarrëse në procesin zgjedhor, do të ndahet në përputhje me parimet e informimit të balancuar, sipas nenit 75 të Kodit Zgjedhor. Duke pasur parasysh të drejtën e patjetërsueshme të qytetarëve për informim dhe për t’u njohur me qëndrimet e të gjitha subjekteve relevante politike, si dhe ndryshimet në qëndrimet dhe politikat e këtyre subjekteve, vecanërisht në periudhën e zgjedhjeve, TVM 2 do të fokusohet edhe në emetimin e emisioneve debative, përmes të cilave qytetarët më lehtë do të mund të kuptojnë qëndrimet e kandidatëve dhe të partive politike.
Më shumë informacione mund të gjeni në ueb faqen tonë zyrtare al.mrt.com.mk, ku është publikuar tashmë rregullorja e plotë e TVM 2, për mbulimin mediatik të zgjedhjeve lokale 2017.
GAZMEND REGJEPI