Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e filloi seancën e 12-të të
seancës së gjashtë në të cilën debatohet për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevski.
Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria për shkak, siç theksohet në sqarim, kryerjen e paligjshme, jo në kohë dhe të pamjaftueshme profesionale të funksionit.
Gjithashtu, në dokument theksohet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit si dhe për shkak të asaj që nuk ka parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës penale për raste të parapara me ligjin dhe prishjen e reputacionit të funksionit.
Në rend dite të kësaj seance kuvendore ka mbi 30 pika midis të cilave edhe Raporti vjetor i Avokatit të popullit për respektimin, përparimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, informacione për gjendjen me deponinë e paligjshme në Strugë, raportin vjetor për punën e Komisionin rregullator për energjetikë të RM-së, planin financiar të Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2017, propozim-vendimin për miratimin e Planit financiar të radiotelevizionit të Maqedonisë për vitin 2017,
propozim-vendimi për dhënie të pëlqimit të propozimit të programin vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për aviacion civil për vitin 2017.
Data 16.09.2025
Aktuale
- Mickoski: E Majta në koalicion me BDI-në
- Mbyllja e deponisë në Nikushtak – Reagon Komuna e Likovës
- Plagoset çifti i bashkëshortëve, u plas bombla e gazit! Shkrumbohet edhe garazhi i shtëpisë
- Vokshi thirrje Peleshit: Kërkojmë gjithëpërfshirje! Respektoni rregulloren
- Ibrahimi: Në vitin 2013 protestonim kundër Car Dushanit, kaq për ata që e kanë qejf temën “Bota serbe”
- Mickoski: Bum ndërtimor në Jegunovcë dhe zgjidhja e problemeve të qytetarëve
- “Fushata zgjedhore”, rreth 500 vetura zyrtare ndryshuan targat
- Deshamp: Mund të jetë krenar për atë që ka arritur