Me qëllim të një menaxhimi më të mirë në vetëqeverisjen lokale, katërmbëdhjetë organizata qytetare sot nënshkruan marrëveshje për grante në kuadër të njw projekti të financuar nga Bashkimi Evropian. Standardet për menaxhim të mirë do të bazohen në parimet e së ashtuquajturës SIGMA për administratë publike, shkruan Almakos.
Qendra për menaxhim me ndryshime, në partneritet me Asociacionin për konsultime menaxhuese MKA-2000 dhe Qendra për gazetari hulumtuese SKUP Maqedoni, janë realizuesit e këtij projekti. Për 14 grantistët janë ndarë gjithsej 70.000 euro, prej të cilave çdonjëri ka marrë nga 5 mijë euro.
Martin Dodevski, koordinator I projektit, tha se standardet për menaxhim të mirë në administratën shtetërore qendrore të konfirmuara me SIGMA iniciativën e përbashkët të KE dhe OECD, do të aftësohen në nevojat e vetëqeverisjeve lokale.
Për Neda Maleskën nga Qendra për menaxhim me ndryshime, është me rëndësi të madhe që të dhe të punohet me reforma në administratën publike, por sigurisht në pajtueshmëri më kërkesat e BE-së, pasi që pas krizës politike , kjo sferë kërkon më shumë vëmendje.
“Do të punohet në përmirësimin e transparencës së pushtetit lokal me informata më të mira dhe të inkuadrimit të qytetarëve në marrjen e vendimeve me ç’rastë do të jenë përgjegjës për jetën në bashkësi, si dhe se si të kontribuohet edhe për zhvillimin ekonomik të komunave”- tha Neda Maleskën nga Qendra për menaxhim me ndryshime.
Ndërsa, përfaqësuesi i SKUP-it, gazetari Zoran Ivanov, thejsoi se është me rëndësi elementarë që puna e tyre të ketë efekt deri tek qytetarët, pasi në të tillë mënyrë vërehen rezultatet.
“Është shumë e rëndësishme që efektet nga puna e organizatave qytetare të prekin deri te opinioni më i gjerë. Me projektin, organizatat qytetare duhet të aftësohen që të inkuadrohen në përfaqësimin e politikave dhe ndikimit ndaj aktorëve të cilët marrin vendime që të mund t’i realizojnë dhe t’i identifikojnë lëshimet gjatë zbatimit të modelit për menaxhim të mirë nga ana e BE-së, nxitje të transparencës, llogaridhënies dhe administratës së orientuar servise”-tha Ivanov.
Për realizimin e aktiviteteve do të iniciohet bashkëpunim me Ministrinë për vetëqeverisje lokale me qëllim që standardet të bëhen praktikë e konfirmuar përmes politikave të këtij resori.
Evi Shkopi
Almakos.com