Është pranuar oferta nga data 3 korrik të këtij viti e kompanisë
ndërtimore Beton sh.a. Shkup për rikonstruimin e rrugës shtetërore P2133, aksi Ropajcë-Matejçë- Likovë, kumtoi sot u.d. drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) Zoran Kitanov,
përmes shërbimit qeveritar për informim.
Çmimi i dakorduar me TVSH të përfshirë arrin 106.490.436, 51 denarë.
“Kryerësi obligohet pas lidhjes së marrëveshjes t’i kryejë punët e ndërtimit, si dhe t’i evitojë të gjitha mangësitë e aksit të paraparë për rikonstruim. Periudha kohore të cilën e përfshin marrëveshja është
40 muaj nga dita e nënshkrimit të saj, duke përfshirë edh shkurtime apo vazhdime të mundshme në pajtim me kushtet e veçanta dhe të përgjithshme të Marrëveshjes”, thuhet në kumtesë.
Data 16.09.2025
Aktuale
- Deshamp: Mund të jetë krenar për atë që ka arritur
- Zhduket pa gjurmë 47-vjeçari në Gjirokastër, denoncimin për humbjen e bëri i ati
- “Ka filluar procesi i mbrojtjes së rubinit maqedonas – pasuri kombëtare unike në Evropë”
- Osmani priti në takim kryesuesen e OSBE-së, Elina Valtonen – theksohet bashkëpunimi për reforma dhe të drejtat e njeriut
- Ndahet parakohe nga jeta kameramani i RTSH, Ervin Hoti humbi betejën me sëmundjen e rëndë
- Aleanca për Shqiptarët: Rritet ndikimi i “Botës Serbe” në Maqedoni përmes projekteve hoteliere
- Murtezi: Përvoja në shoqërinë civile do shërbejë në angazhimin tim në politikë
- Ulet transparenca e qeverisë dhe ministrive, publikohet raporti i ri i Qendrës për komunikime qytetare