Gjykata penale pa përgjigje konkrete përse nuk lëshon urdhër me të cilin policia do marrë leje t’ia marrë pistoletën zyrtare që e posedon ish shefi i Drejtorisë së peste, Goran Grujevsjki. Policët kanë qenë në banesën e tij, por familja ka kërkuar urdhër gjyqësor të cilën MPB ende po e pret. Nga Gjykata themelore Shkupi 1 sot shkurt deklaruan se procedura është sekrete.
Duke pas parasysh Ligjin për procedurë penale, hetimi është në kompetencë të Prokurorisë dhe është sekret, nuk mund të japim të dhëna zyrtare lidhur me hetimin, ndërsa për gjithçka që ka të bëjë me këtë, prokuroria kompetente komunikon me gjykatësin kompetent – njoftojnë nga Gjykata Penale.
Ligji për polici parasheh nëse ndaj ndonjë polici ekziston dyshim se ka kryer vepër penale, i merret arma që i është dhënë deri në vendimin e plotfuqishëm të gjykatës. Por, në rastin me Goran Grujevski procedurat kane ngecur. Edhe pse ai është në arrati tashmë dy javë, mbetet e panjohur nëse me vete e ka marrë edhe armën zyrtare apo atë e ka lënë në shtëpi. Ish krerët e policisë sekrete, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski u zhdukën në momentin kur Gjykata Supreme e konfirmoi vendimin e Gjykatës së Apelit për caktimin e masës së arrestit. Grujevski dhe Boshkovski epilogun e ankesës deri në Gjykatën më të lartë e pritën në liri. Policia ende përpiqet t’i gjejë. Janë kontrolluar disa vende për të cilat policia ka pasur informata se mund të fshihen. Në kërkimin e tyre është vënë edhe Interpoli. Grujevski dhe Boshkovski janë të akuzuar në rastet Target dhe Fortesa. Ata akuzohen për përgjimet e paligjshme shumëvjeçare në vend dhe shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit.
Bojan Stojanovski