Fituesit e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, Real Madrid
dhe Mançester Junajted janë të gatshëm për ndeshjen pasuese në UEFA Super kupën që sonte luhet në Arenën në Shkup.
Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan konfirmoi se ylli i parë i “klubit mbretëror”, Kristiano Ronaldo është i gatshëm të luajë, por sa do të zgjasin minutat do të vendoset para ndeshjes.
“Po, Ronaldo ka pak stërvitje para kësaj ndeshje, por është i gatshëm të luajë. Është e qartë se jo kot e kemi në Maqedoni. Pasi është këtu me ne, do të thotë se është i gatshëm të luajë, por a do të marrë pjesë nga minuta e parë do të shohim nesër. Me rëndësi në këtë moment është se është këtu
me ne dhe kjo është rëndësi e madhe për ekipin”, theksoi trajneri i Realit dje në takimin me gazetarët.
heksoi se kanë futbollistë të cilët nuk janë të lodhur nga fitoret dhe janë të uritur për suksese.
“Mbajnë motiv kryesor dhe të arrijnë deri në trofeun në Super kupën. Do të luajmë lojën tonë me dëshirë të pastër për fitore. Ky është qëllimi ynë për të cilën kemi ardhur në Shkup”, tha Zidan.
Menaxheri i Mançeter Junajted, Zhoze Murinjo për herë të parë është në Maqedoni dhe shpreson se kryeqyteti ynë do t’i sjell fat për ta fituar Superkupën e parë të Evropës në karrierën e tij.
“Ne, do të mundohemi të fitojmë, por është e qartë se ka dallim midis fituesve në Ligën e Kampionëve dhe Ligës së Evropës. Është vështirë të fitohet Liga e Evropës, sepse ka shumë
ndeshje, udhëtime, ndërsa motivimi nuk është aq i madh sepse nuk paraqet ‘Eldorado’ për futbollistët. Cilësia më e madh është në Ligën e Kampionëve, kur luani në LK këtu me ekipet më të mira në Evropë dhe luani kundër tyre, megjithatë ne besojmë se është e mundur të fitojmë”, deklaroi dje Murinjo në konferencën zyrtare për shtyp para stërvitjes së “djajve të kuq”.
Portugezi zbuloi se ka tentuar ta adaptojë ekipin e tij në motin e ngrohtë në Shkup sepse e kanë ditur se çfarë temperature i pret. Megjithatë, llogaritë ia kanë prishur reshjet e shiut në Mançester.
“E dija që moti do të jetë i tillë dhe pasi u kthyem nga SHBA-ja, vendosa të stërvitemi në Mançester në orën 16:00, por binte shi çdo ditë. Doja ta ndjejnë të nxehtin, por binte shi vazhdimisht. E di që
edhe Reali është stërvitur në mot më të ngrohtë, me siguri janë më mirë të përgatitur për kushte të tilla, por megjithatë duhet të luajmë dhe të kënaqemi në momentin special. Nuk luhet shpesh në Super Kupën përveç nëse nuk jeni Real ose Barcelonë dhe duhet të kënaqemi në momentin, pa
dallim të motit. Shpresoj se edhe referi Roki do të lejojë pauza për futbollistët që të freskohen”, plotësoi portugezi.
Mançester Junajted në trofeun nga Super Kupa e Evropës pret 26 vjet pasi në vitin 1991 e fitoi ekipin nga Beogradi Crvena Xvezda.
Super finalja fillon sonte në Telekom Arena në orën 20:45.