07 August
Zjarret që tanimë disa ditë kanë përfshi disa pjesë të territorit të shtetit, sipas Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim janë nën kontroll. Megjithatë kjo bie ndesh me gjendjen reale në fshatin Gurgurnicë, banorët e të cilit kërkojnë intervenim urgjent me helikopterë sepse vatrat e zjarrit kërcënojnë fshatin.
“Ne kërkojmë ndihmë prej shtetit,se këtu 24 orë ne bëjna roje dhe apeloj pse Trebolja,Rastesh,ka ushtrinë ,ndërsa këtu nuk ka asnjë ndihmë.Apeloj që të fiket kjo,se na digjet kejt pasuria,bagëtia,duhet kjo të mirret parasysh të ndihmohet.
“Mirpo derisa nuk kemi pas asnjëfare ndihme nga asnjë komun personalisht as nga komuna jonë,vet sic I sheh këto janë bashkëfshatarë edhe atdhetarët që jemi nga jashtë sot është e 10 ditë që punojmë këtu bashkë”
“Kontribojmë vetëm ne vetë nga fshati nuk kemi ndihma asnjëherë”
Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim shprehen optimistë se në bashkëpunim edhe me me qytetarët, zjarrëfikësit,me pyjet e Maqedonisë dhe Armatën e RM do të arrijnë të shuajnë në tërësi zjarret.
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim jep gjithë kapacitetin e vet dhe të gjitha resurset e veta të cilat i ka në diskonim për ta mbajë gjendjen nën kontroll situatën. Për momentin jemi duke e mbajtur nën kontroll,por situata për kohën na jep një pesimizëm të asaj që këto temperatura do të zgjasin deri nga dita e Enjte ose e Premte,dhe sa i përket paraqitjes së zjarrëve në tërë rajonin e RM paraqet një situat e cila na brengos së këto zjarre me qëllim dikush po i vendos dhe shfrytëzon momentin e temperaturave të larta –tha Ekrem Zendeli zv/drejtor në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim.
Vendet ku mund të jenë zjarret e mundshme në Makedonski Brod,vendi Ljutovic në fshatin Trebolje;Mali I Thatë në fshatin Vollçe,Ura Sllatinës në Sllatinëe shumë vende tjera. Zjarre ka pasur edhe në Kumanovë ,Berovë,Negotine,Gostivar, Probishtip ,Radovish,Mllado Nagroiçan.
Valmira Zendeli