UEFA dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) dërguan kumtesë
për t’i përkujtuar të gjithë adhuruesit e futbollit të cilët kanë biletë dhe do të marrin pjesë në ndeshjen Real Madrid – Mançester Junajted në Arenën kombëtare “Filipi i Dytë” se do të lejohet futja e flamujve vetëm të klubeve pjesëmarrëse në Super kupë, si dhe e flamujve kombëtar të vendeve prej ku vijnë klubet (Spanja dhe Anglia).
Flamujt nuk guxojnë të jenë më të mëdhenj se një metër e 250 centimetra në pjesën tyre më të gjerë ose më të gjatë. Në të kundërt të njëjtit do të merren.
Gjithashtu, do të merren edhe flamuj të cilët bartin mesazhin me përmbajtje kërcënuese për sigurinë publike, përfaqësojnë qëndrimin e dikujt ose kanë mesazhe ofenduese ose diskriminatore.
Do të merren edhe flamujt të cilët ua pengojnë pamjen shikuesve të tjerë dhe kamerave televizive.
Njëherësh UEFA dhe FFM të gjithë shikuesve u dëshirojnë Super Kupë/Shkupi 2017 të paharruar.
Data 16.09.2025
Aktuale
- Bujar Osmani: Jemi të bashkuar për t’i thënë jo nënshtrimit, jo servilizmit!
- Varianti i ri i Covid: Kjo mund të jetë shenja e parë alarmante
- Mickoski: Levica po i jep BDI-së një shans për mbijetesë politike
- Me qindra pjesëmarrës Ramadan Imeri hapi shtabin zgjedhor në Dibër
- Aksident në aksin Fier‑Patos, makina përfundon në kanal pas përplasjes me një automjet tjetër! Pamje nga vendngjarja
- Bajram Rexhepi së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal të Tetovës
- Mexhiti nënshkruan vendimin për mbylljen e Deponisë në Nikushtak
- Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven