Zëvendës kryeministri Bujar Osmani në faqen e tij zyrtare, ka treguar fjalët e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti të cilat ia kishte thënë për gjuhën shqipe.
“Në Ohër, vendi më i pershtatshëm për ta prezentuar ligjin per përdorimin e gjuhëve së bashku me kryeministrin Zaev i cili pati guximin dhe vullnetin për të ecur përpara në drejtim të fuqizimit të marrëdhënieve ndëretnike, zv. kryeministrin Hazbi Lika i cili tregoi urtësi dhe palekundshmëri në miratimin e ketij projekti. E gjithe kjo u mundesua me iniciativën, largëpamsinë dhe liderizmin e kryetarit Ali Ahmeti i cili në çdo rast më ka thënë ” nuk do jem rahat deri sa ta shoh shqipen zyrtare në vendin e merituar” ka shkruar Osmani .