Policët maqedonas kanë filluar të patrullojnë në qytetet turistike të vendit pas një marrëveshjeje me autoritetet shqiptare. Ata janë vendosur në zona ku turistët nga Maqedonia gjenden më shumë.
Policia e Shtetit ka publikuar sëfundmi një video ku shihet se si një polic nga Maqedonia kontrollon një makinë me targa të Manastirit në rrugën Sarandë-Ksamil.
“Në aksin rrugor Sarandë-Ksamil. Me kolegët e Policisë Maqedonase për sigurinë e turistëve, vizitorëve dhe pushuesëve. Bashkëpunim i shkëlqyer”., -shkruan Policia e Shtetit në postimin e tyre në Facebook.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2012451722374522/