Protesta para Ministrisë së Punëve të Brendshme paralajmërojnë një pjesë e kandidatëve nga klasa e 3-të të cilët kanë ndjekur trajnimin se bashku me 400 kandidatët e tjerët për policë . 34 kandidatë të cilët kanë kryer me sukses trajnimet thonë se për më shumë se një vit po qëndrojnë në shtëpi, pa punë, ata kërkojnë nga ministri Oliver Spasovski, që të mbajë fjalën e tij dhe t’i sistemojë nëpër vende punë, siç ka bërë me 400 kandidatët e tjerë. Të revoltuar ata thonë se nëse punësimi i tyre nuk është bërë për shkak të mungesës së financave, atëherë përse kjo ministri ka bërë punësime të reja dhe kërkua që me 63 kandidatët e pranuar së fundmi, nga data 1 shtator të fillojnë me punë edhe këto 34 kandidatë, njohton Almakos.
Simona Negrieva, njëra nga 34 kandidatët për policë, tha se kërkojnë nga Spasovski që të takohen dhe ta zgjidhin këtë çështje.
“Ne kërkojmë dhe ju lutemi të na takoni për të gjetur zgjidhje për këtë problem. Tashmë një vit na thoni se për ne 34 kandidatët nuk ka financa, ndërsa nga ana tjetër hapni konkurse të reja 63 punësime të reja. Zoti ministër kërkojmë që së bashku me 63 kandidatët të cilëve ju keni nënshkruar kontratë të fillojmë punë edhe ne që ta na jepni mundësinë që sa më mirë t’i shërbejmë vendit tonë. Më 10. 10.2016 keni kërkuar nga Ministria e Financave që të sigurojë pagë mujore prej rreth 1.1 298 denare për 34 kandidatë , që gjithsej arrin shifrën prej 8.000 euro në muaj për të gjitha pagat. Edhe njëherë ju lutemi të mbani fjalën dhe t’i punësoni kandidatët të cilët kanë ndjekur dhe kryer me sukses trajnimin”- Simona Negrievska.
Të njejtit shprehen të prerë se deri në zgjidhje e çështjes së punësimit të tyre, do të protestojnë para Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ata thonë se institucionet duhet ta trajtojnë me seriozitet punësimin e tyre dhe të mos bëjnë lojëra politike.
“ Kisha dashur që t’i lus partitë shqiptare që të merren me ne dhe të mos merren me problemin tonë dhe të mos merren me pikë politike. Që një vit qëndrojmë në shtëpi duke pritur të na thërrasin. Po luajnë me ne politikisht, nuk e di cili është problem.”-tha Besar Ameti, kandidatë për polic.
Të pyetur se persë mendojnë se nuk janë pranuar, përderisa pohojnë se kanë vepruar njejtë si edhe 400 kandidatët të cilët veçse janë punësuar, ata thonë se kjo është një lojë që as ata vet nuk e kuptojnë.
“ Nuk e di, as ne nuk e kuptojmë se çfarë loje po luajnë me ne. Kemi qenë në MPB dhe atje na kanë thënë se shteti nuk ka buxhet të mjaftueshëm. Më pas kemi shkuar në Ministrinë e Financave. Këto dy institucione vetëm e hedhin topin nga njëri tek tjetri.
MPB sot ka shpallur konkurs për 500 policë, të cilët duhet ta kalojnë trajnimin në kohëzgjatje prej një viti, ndërsa më pas do të nënshkruajnë kontratë pune. Policët të cilët do të angazhohen, do të jenë të detyruar të qëndrojnë në punë së paku pesë vite.
Sipas konkursit, më shumë policë kërkohen në Shkup (360), por do të angazhohen edhe në stacionet në Ohër, Manastir, Strumicë, Shtip, Kumanovë, Veles dhe Tetovë.
Evi Shkopi
Almakos.com