– Ministri i Vetëqeverisje Lokale, Suhejl Fazliu, u takua sot me
ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë, Karlo Romeo.
Në takim u bisedua për prioritetet e Qeverisë nga fusha e pushtetit lokal, për procesin edecentralizimit, për zhvillimin rajonal dhe aktivitetet dhe projektet në ecuri.
Mnistri Fazliu e njoftoi ambasadorin Romeo me aktivitetet e ministrisë që drejton ai, me angazhiminpër vazhdimin e procesit të decentralizimit të pushtetit si shtyllë themelore e demokratizimit të
shoqërisë duke u dhënë mundësi shtesë komunave për administrim por njëherit edhe përgjegjësi mëtë mëdha për realizimin e kërkesave dhe të drejtave të qytetarëve në nivel lokal.
Në rrjedhë e sipër, theksoi Fazliu, janë projekte të mbështetura nga BE-ja dhe institucione tjeraevropiane për përmirësimin e kapaciteteve të komunave për ofrimin e shërbimeve më cilësore për
qytetarët, si dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me zhvillimin e barabartë rajonal, duke vlerësuar lartëndihmën që i ofrohet ministrisë në këtë drejtim edhe qytetarëve të Maqedonisë në përgjithësi.
Ambasadori Karlo Romeo theksoi se Italia gjithnjë ka qenë përkrahës i madh i Maqedonisë nëprocesin e integrimit euroatlantik dhe një praktikë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhshmen.
Në takim poashtu u bisedua për përparimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht përshkëmbimin e përvojave në sferën e organizimit dhe funksionimit të pushtetit lokal në Republikën e
Maqedonisë dhe Italisë. Ministri Fazliu falënderoi ambasadorin për vizitën dhe shprehu gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen
Data 16.09.2025
Aktuale
- Bujar Osmani: Jemi të bashkuar për t’i thënë jo nënshtrimit, jo servilizmit!
- Varianti i ri i Covid: Kjo mund të jetë shenja e parë alarmante
- Mickoski: Levica po i jep BDI-së një shans për mbijetesë politike
- Me qindra pjesëmarrës Ramadan Imeri hapi shtabin zgjedhor në Dibër
- Aksident në aksin Fier‑Patos, makina përfundon në kanal pas përplasjes me një automjet tjetër! Pamje nga vendngjarja
- Bajram Rexhepi së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal të Tetovës
- Mexhiti nënshkruan vendimin për mbylljen e Deponisë në Nikushtak
- Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven