Gjatë dy ditëve të kaluara në rajonin e Shkupit kanë ndodhur 24
aksidente trafiku prej të cilëve në dy lëndime të rënda trupore kanë marrë një këmbësor dhe shofer, në tetë lëndime më të lehta trupore kanë marrë 15 persona, ndërsa në 14 janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në periudhën e përmendur janë zbuluar më shumë kundërvajtje dhe janë ndërmarrë masa kundër shtatë shoferëve të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa lejohet, tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, gjashtë gjatë drejtimit të automjeteve, nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose e kanë përdorur telefonin celular, 18 shoferë i kanë drejtuar automjetet pa patentë shoferi gjegjësisht të paregjistruar, ndërsa 39 automjete kanë qenë të parkuar në mënyrë jo të rregullt.
Janë sanksionuar edhe tre këmbësorë dhe katër shoferë të biçikletave me motor, mopedëve dhe motoçikletave të cilët gjatë vozitjes në rrugë nuk e kanë mbajtur helmet
Data 24.02.2025
Aktuale
- Kurti uron Merzin për fitoren dhe thellimin e marrëdhënieve Kosovë-Gjermani
- Janevska: Është rritur mbështetja financiare për multikulturalizmin
- 8 dekada punë, Kryqi i Kuq organizata humanitare më e madhe në botë
- Në gjendje të rënduar emocionale – Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda
- Real Madridi e PSG-ja interesohen për shërbimet e Lamine Yamalit
- Gashi – Kapetanoviq: Intensifikim i bashkëpunimit rajonal dhe përmirësim i marrëdhënieve ndërfqinjësore në rajon
- Mexhiti: Të qëndrojmë në mbështetje të Ukrainës dhe të drejtës së saj për sovranitet
- Zekolli: Këto janë tri rrugët e rikontruuara që i përuruam javën e kaluar