Në seancën e fundit të Qeverisë së Maqedonisë, nuk u arrit dakordim për kalimin e Ligjit për gjuhët. Sipas asaj që thuhej në kumtesën e lëshuar nga Qeveria ky ligj do të rikthehet sërish në një nga seancat e rradhës, pasi sipas tyre do të vazhdojë definimi i kompetencave të dy organeve të reja që do të kontrollojnë zbatimin e Ligjit të Gjuhëve. Dy organet e reja do të quhen “Agjencia për përdorimin e gjuhëve” dhe “Inspektorati për përdorimin e gjuhëve”, shkruan Almakos.
Ligji në fjalë, sipas analistit Mersim Pollozhani, do të përdoret për pazarllëqe mes partnerëve të koalicionit. Duke u arsyetuar me ngjarje të momentit, sipas tij, do të ketë tentime për shtyerje të miratimit të këtij ligji dhe kështu kaluan edhe këto 20 vjetët e fundit.
“Unë kujtoj se ky ligj tani do të përdoret për pazarllëqe, në rradh të parë mes partnerëve të koalicionit qeveritarë. Nuk mund të them se mund të aprovohet shpejt, sepse e kanë të vështirë, pasi sidomos VMRO-DPMNE, do ta shfrytëzojë këtë si arsye për ta sulmuar pozitën dhe alenacën e tyre me BDI-në. Nëse zgjedhjet lokale do të mbahen në vjeshtë unë vështirë mendoj se ky ligj do të votohet. Tani, të paktën nja 25-30 ditë do të shfrytëzohen për kalkulime dhe për pushim të deputetëve dhe pastaj fillon fushata parazgjedhore në shtator dhe si zakonisht partnerët e partive maqedonase me pjestarët koalicionarë shqiptarë kanë taktizuar me “ Mosni tani se nuk është momenti, por të shtyhet për një kohë më të volitshme”- tha Mersim Pollozhani.
Për Almakos, Pollozhani, thotë se duhet ta dimë se çfarë roli ka Komisioni i Venedikut. Sipas tij, ky komision është një trup i juristëve më të mirë të botës, i cili analizon se sa dukurit apo rregullat janë në përputhje me kushtetutën vendase dhe konevntat ndërkombëtare, por shton se ky trup ka rol këshillues dhe jo zbatues. Për fund, Pollozhani, shton se është optimist se vendimi i Komisionit të Venedikut do të jetë pozitiv.
Dërgimi i Ligjit për gjuhët në Komisionin e Venedikut shihet me dyshim edhe nga Lëvizja BESA, nga ku thonë se një veprim i till është veçse alibi për shtyerjen e miratimit të këtij ligji.
“Më e rëndësishme është të miratohet në Kuvend me konsensus sesa çfarë do të thotë Komisioni i Venedikut. Ne mendojmë se puna e Komisionit është alibi për ta vonuar këtë pikë. Tjetër: a e shohin shqiptarët që insistonin të hyjmë në qeveri pa asnjë kusht, siç duket se kanë hyrë këto partitë e tjera shqiptare, se sa kanë nevojë shqiptarët për opozitë? Nga Lëvizja BESA pyesin se Cili është kuptimi i kësaj qeverie nëse jo përmbushja e orekseve e pasioneve për pushtet?”, shtoi më tej Zeqirija Ibrahimi, deputetë i Lëvizjes BESA.
Lëvizja Besa paralajmëron se do të propozoj ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, nëse këtë nuk e bën garnitura qeverisëse në 100 ditshin e parë.
Nga ana tjetër, për kryetarin e “ Uniteti-t”, Gëzim Ostreni, mos kalimi I Ligjit për përdorimin e gjuhëve në seancën e fundit të Qeverisë është çështje e deputetëve që marrin pjesë aty, për të realizuar atë që është më e mira për nevojat e shqiptarëve.
“ Ne kemi biseduar se mundet edhe të shkojë në Komisionin e Venedikut, pastaj të vendoset. Kemi biseduar se mund të shqyrtohet paralelisht edhe ne Kuvendin e Maqedonisë, edhe në Komisionin e Venedikut. Tani kjo që ndodhi në Qeveri është çështje e deputetëve që marrin pjesë aty për të realizuar atë që është më e mira për nevojat e shqiptarëve. Do të shohim a do të bëhet zyrtarizimi i gjuhës shqipe para zgjedhjeve, duhet të punohet në atë drejtim që të arrihet ai qëllim të cilin ne e kemi vendosur”- tha Gëzim Ostreni, kryetar i “Uniteti”.
Tentuam të kontaktojmë me zv. kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, për të marrë informacion nëse kthimi mbrapsht i Ligjit për gjuhën në mbledhjen e mbrëmshme të Qeverisë a do të thotë se ka pengesa në interpretimin e të njejtit, por pa sukses. Bujar Osmani se fundmi ishte në takim tek presidenti Ivanov për t’ia shpjeguar planin 3-6-9 dhe për t’i kërkuar mbështetje për ligjin e gjuhëve, por nuk tregoi nëse Ivanov i ka dhënë garanca se do ti japë mbështetje.
Qeveria mbrëmë (e martë) ka debatuar deri në orët e vona të natës Ligjin e Gjuhëve, por nuk arriti gjuhë të përbashkët për implementimin e tërësisht të ligjit në formën e paraparë. Ministrat e Qeverisë janë marrë vesh që edhe më tej të vazhdojë koordinimi për implementimin e ligjit.
Evi Shkopi
Almakos.com