Modeli i ri për tërheqje të investimeve të huaja dhe rrethanave
lehtësuese për bërje të biznesit, do t’i prezantojë ministri i Investimeve të Huaja Ramiz Merko gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri.
Nga sot deri më 4 gusht Merko në Tiranë do të zhvillojë takime me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me përfaqësues të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë si dhe me disa nga sipërmarrësit më të suksesshëm Shqiptarë.
Në delegacionin që e kryeson Merko janë zëvendësdrejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore
Teknologjike Industrale Asip Useini, dhe nga drejtuesi i Zyrës Ndërkombëtare “FM Consulting” Fatos Mustafa.
Siç kumtoi Mustafa një nga mesazhet në takime do të jetë që të shfrytëzohet mundësitë për promovim dhe tërheqje të investimeve të huaja të drejtpërdrejta, si dhe të krijohet klimë më e mirë biznesi në kuadër të krijimit të zonës rajonale ekonomike.
“Kjo vizitë e rëndësishme që zhvillohet në kuadër të krijimit të një zone të përbashkët ekonomike rajonale, të mbështetur nga Samiti i Triestes që u mbajt në korrik të këtij viti do të shërbejë si një mundësi për qeverinë dhe biznesin shqiptar për t’u njohur me modelin e ri të Maqedonisë të të bërit
biznes, si dhe me politikat lehtësuese që zbaton qeveria në kuadër të përmirësimit të klimës së biznesit”, informoi Mustafa.
Janë parashikuar të zhvillohen takime me kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës
Nikolin Jaka, me kryetarin e Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Agim Rrapaj, me kryetarin e Agna Group Vasil Naçi, me kryetarin e Mare Adriatik Mark Babani, me Maksim Caslli, Drejtues i Deloitte
Albania & Kosovo, me kryetarin e Aiba Kompani . Agron Duka, me kryetarin e Green Farm, Ferdinant Bani, dhe të tjerë.
Do të prezantohen modeli i ri të tërheqjes së investimeve të qeverisë ku ai bën pjesë, pjesë e së cilave janë edhe subvencionet që ofrohen për biznesin që investojnë në Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale, por edhe jashtë tyre.