Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është bashkë-nikoqir me
kryyeministrin e Malit të Zi, Dushko Maroviq, i Samitit të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, që sot do të mbahet në Podgoricë, në të cilin do të marrë pjesë edhe nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Majk Pens.
Pritet që nënpresidenti amerikan Pens ta theksojë përkushtimin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor dhe ta nënvizojë rëndësinë e qeverisjes së mirë, reformave politike dhe qeverisjes së të drejtës. Në samit do të marrin pjesë kryeministrat ose presidentët e vendeve anëtare të Kartës dhe të shteteve me status të mbikëqyrësve, ndërsa Maqedoninë do ta përfaqësojë kryeministri Zoran Zaev. Është paraparë që pas samitit, nënpresidenti i SHBA-së të ketë takime bilaterale me liderët e vendevepjesëmarrëse
të samitit.
Kryeministri i Maqedonisë Zaev në virgjilje të samitit në Podgoricë, theksoi se në takimin me nënpresidentin Pens do ta theksojë vendosmërinë e Qeverisë së re për zbatim të reformave të
domosdoshme për integrimin euro-atlantik dhe do të kërkojë mbështetje nga SHBA-ja dhe nga vendet e tjera anëtare të NATO-s për pranim të Maqedonisë në Aleancën Veriatlantike.
Edhe nënpresidenti i SHBA-së Pens në bisedën telefonike me Zaevin më 10 korrik, shfaqi pritjepozitive nga takimet me liderët e vendeve të Kartës së Adriatikut në Mal të Zi dhe e përsëriti
mbështetjen e Uashingtonit në aspiratat euro-atlantike të Maqedonisë.
Në virgjilje të vizitës së nënpresidentit amerikan Pens në Podgoricë, mediat malazeze publikuan senë vijim janë përgatitje serioze, ndërsa masat e sigurisë gjatë qëndrimit të tij do të ngrihen në nivelin
më të lartë.
Maqedonia, së bashku me Shqipërinë, Kroacinë, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën është anëtare e Kartës së Adriatikut (Adriatik Çarter), ndërsa Kosova, Serbia dhe Sllovenia kanë status të vendeve mbikëqyre në grup.