Gjatë ditës së djeshme në Shkup kanë ndodhur 12 aksidente rrugore.
Në tre prej tyre lëndime të lehta trupore kanë marrë katër persona, ndërsa në dy aksidente lëndime të rënda trupore kanë marrë dy persona. Në shtatë aksidente rrugore është shkaktuar dëm material.
Siç informon SPB Shkup, janë sanksionuar gjashtë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar pajisjet ndriçuese sinjalizuese, gjegjësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, pesë shofer gjatë drejtimit të automjeteve motorike nuk i kanë shfrytëzuar rripat e sigurimit ose i kanë shfrytëzuar
telefonat celular, ndërsa nëntë shoferë i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patentshofer gjegjësisht të paregjistruara. Janë kapur 29 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit special “kaçubet” janë larguar 54 automjete.
Data 24.02.2025
Aktuale
- Investimet tek më të rinjtë janë një investim direkt në të ardhmen!
- Investimet në arsim vazhdojnë!
- Rritet 100% ndihma për të sapolindurit!
- Takime në Korçë, Elbasan dhe Tiranë me autorin e botimit të ALSAR-it, “Mësime rreth predikimit të Islamit”
- Kasami në Samitin B40 në Sofje: Angazhim për zhvillim ekonomik dhe kulturor rajonal
- Spitali “8 Shtatori” dhe aeroporti i Ohrit do të rikonstruohen, Qeveria shpalli projektet
- “Zhduket” Egli, Gjesti ngjall reagime teksa e kërkon nëpër shtëpi
- Pollog/ Ulet numri i bujqve dhe vlera e tokës bujqësore