Pas lajmit te publikuar ne A1.on dhe Fokus per kandidim te mundshëm te Dushko Veskovskit per prefekt te komunës Karposh nga ana e LSDM-së,në redaksinë tone u lajmëruan banore te Nerezit-antarë te LSDM të shqetësuar nga kjo kandidaturë.Veskovski i cili eshte me prejardhje nga fshati Zllokuqan njihet me qëndrimet e tij etnocentrike dhe antishqiptare.Në pranverë të këtij viti me procedurë partiake u përcaktua si person që në nivel komunal eliminoi kandidaturën e Edmond Ademit për anëtar të Këshillit Qendror në LSDM.Përndryshe Ademi është një ndër ministrat më aktiv në qeverinë RM si minister përgjegjës për marredhënie me diasporën.Gjithashtu Ademi është njeri i besueshëm dhe i afërt i kryeministrit Zaev.
Përveç kësaj Veskovski si kryetar i këshillit Komunal të LSDM-së për Karposh kishte vërejtje se kokë më vete kishte bashkëpunim me eksponentë te qeverisjes së kaluar.E vetmja konference e LSDM e organizuar ne objekt të eksponentëve të VMRO-së u organizua nga Veskovski në hotelin Grand Plaza,pronë e klanit Stojmenov edhe atë 10 ditë pas ndodhive te 27 prillit ne Parlament.
Si pengesë e madhe llogaritet edhe mungesa e karierës profesionale.Veskovskit 30 vjeç në biografi i shkruan punonjës në Muzeun e Hollokaustit si udhëheqës sektori por pa ingerenca menaxheriale.Shkaku i qëndrimeve të tij,ai bojkotohet nga anëtarët në Nerezi maqedonas e shqiptarë e njashtu edhe nga vendbanime tjera.Përkrahje të vetme ka një grup të rinjsh që i mban me premtime të parakohshme për punësim.Argument për këtë është edhe mbledhja e javës së kaluar ku nga 150 antarë në mbledhjen për zgjedhjet lokale prezent ishin dhjetëra antarë.Antarsia nga presioni është e demotivuar që shihet qartë edhe nga fotot në profilin e Veskovskit.Fijasko e njëjtë ka ndodhur edhe para ca ditësh ku në mbledhjen për lagjen Kozle nga 350 antarë në mbledhje kanë prezentuar pak antarë lojal ndaj tij.
Nëse LSDM vendos me propozime të tilla për zgjedgjet lokale mund të ndeshet edhe me qëndrim negativ nga BDI për kandidatët me qëndrime të këtilla ndaj pjesëtarëve të etniteteve tjera.Sipas burimeve tona në Komunën Karposh ka përafërsisht 2000 vota shqiptare që gravitojnë në tre deri katër vendvotime të koncentruara në lagjet Nerez dhe Nerez i Epërm./Almakos