Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji sot u takua me përfaqësuesin e UNICEF-it në Republiken e Maqedonisë, z.Benjamin Perks.
Ministri Saliji fillimisht e falënderoj z.Perks për kontributin e UNICEF-it në shtetin tonë dhe premtoi bashkëpunim të vazhdueshëm duke përkrahur aktivitetet që do të ndërmeren në të ardhmen.
Z.Perks falënderoi Ministrin për zhvillimin e takimit dhe njoftoi Ministrin për agjendën e projekteve që janë duke u realizuar dhe ato që planifikohen për vitin 2018 nga ana e UNICEF-it.
Ministri Saliji dhe z.Perks presin nga ky bashkpunim rezultate produktive për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe të drejtat e tyre.