Komuna e Gjorçe Petrovit apelon që qytetarët të sillen në mënyrë të
ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme me qëllim që të parandalohet paraqitja e zjarreve për shkak të temperaturave të larta.
“Të mos ndizet zjarr në hapësira të hapura, të mos hidhen shishe qelqi dhe ambalazhe të tjera prej qelqi, të mos hidhen filterë të cigareve, të mos deponohen materiale të cilat janë vetëdjegëse dhe djegëse (benzinë, naftë, gaz) dhe rregullisht të kontrollohen dhe mirëmbahen instalacionet dhe
pajisjet të cilat mund të jenë shkak për krijimin e zjarreve”, kumtoi komuna e Gjorçe Petrovit.
Pronarët e pronës private, ku komuna nuk ka ingerenca për të intervenuar, ta mirëmbajnë oborrin e tyre dhe parcelën që të mos vijë deri tek zjarret. Çezmat publike janë ripërtërirë dhe janë në funksion, ndërsa defektet, siç thuhet, hiqen rregullisht.
Qytetarët zjarret mund t’i paraqesin në numrin e telefonit 193. shk/15:22
Data 16.09.2025
Aktuale
- Bujar Osmani: Jemi të bashkuar për t’i thënë jo nënshtrimit, jo servilizmit!
- Varianti i ri i Covid: Kjo mund të jetë shenja e parë alarmante
- Mickoski: Levica po i jep BDI-së një shans për mbijetesë politike
- Me qindra pjesëmarrës Ramadan Imeri hapi shtabin zgjedhor në Dibër
- Aksident në aksin Fier‑Patos, makina përfundon në kanal pas përplasjes me një automjet tjetër! Pamje nga vendngjarja
- Bajram Rexhepi së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal të Tetovës
- Mexhiti nënshkruan vendimin për mbylljen e Deponisë në Nikushtak
- Valbon Limani paralajmëron 16 kënde lojërash, e para vendoset në oborrin e Sh.F. “Liria” në Raven