Alarmante Qyteti i Strugës vazhdon të jetë i stërmbushur me mbetje nga më të ndryshmet në deponin e egër të këtij qytetit. Kjo deponi disa herë është djegur pikërishtë në valën e sezonit turistik dhe ka krijuar kaos ekologjike duke u mbuluar qyteti me tym të zi dhe mjegull, njofton Zhurnal.mk
Nga iniciativa qytetare “Struganët për Strugën” për Zhurnal.mk thonë se një kohë të gjatë janë dëshmitarë të helmimit sistemik që po ndodh në këtë qytet, për shkak të djegies së përditshme të deponisë së egër, andaj edhe kanë vendosur ta ngrisin zërin për gjetje e një zgjidhje sa më të shpejtë për këtë problem.
“Duke jetuar në një qytet që ndotet çdo ditë nga deponia e egër dhe të indinjuar nga neglizhenca e autoriteteve, vendosëm të ngrejmë këtë initiativë për ngritje të vetëdijes qytetare me qëllim të krijimit të presionit ndaj organeve kompetente për zgjidhjen sa më të shpejtë të këtij problemi”, thotë avokati Ardian Demiri, njëri nga inicatorët e themelimit të inicativës “Struganët për Strugën”.
Iniciativa qytetare “Struganët për Strugën” po ashtu ka ngritur katër kërkesa drejtuar Qeverisë së Maqedonisë dhe Komunës së Strugës.
1. Urgjentisht të fiken të gjitha vatrat në deponi dhe të parandalohet ndezja e vatrave të reja qoftë nga faktori
natyror qoftë nga faktori njeri;
2. Të merren masa për sigurim e deponisë 24/7 dhe të ndalohet aksesi i personave të pautorizuar me qëllim
të parandalimit të hedhjes së mbeturinave të reja në këtë deponi dhe ndezja e të njëjtave;
3. Dislokim të deponisë dhe revitalizim të truallit të deponisë aktuale; dhe
4. Të gjendet zgjidhje e qëndrueshme për grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave të rajonit të Strugës
“Nëse deri më 01 gusht 2017 nuk fiken të gjitha vatrat në deponi dhe e njëjta pas kësaj date vazhdon të digjet dhe tymoj, “Struganët për Strugën” do të ndërmarrin masa radikale në mbrojtje të shëndetit të vet, mjedisit jetësor dhe imazhit turistik të Strugës”, thonë nga kjo iniciativë qytetare.
Data 24.02.2025
Aktuale
- Rritet 100% ndihma për të sapolindurit!
- Takime në Korçë, Elbasan dhe Tiranë me autorin e botimit të ALSAR-it, “Mësime rreth predikimit të Islamit”
- Kasami në Samitin B40 në Sofje: Angazhim për zhvillim ekonomik dhe kulturor rajonal
- Spitali “8 Shtatori” dhe aeroporti i Ohrit do të rikonstruohen, Qeveria shpalli projektet
- “Zhduket” Egli, Gjesti ngjall reagime teksa e kërkon nëpër shtëpi
- Pollog/ Ulet numri i bujqve dhe vlera e tokës bujqësore
- Mickoski: Kam besim të plotë në punën e zv/kryeministrit Mexhiti!
- Zbardhet dëshmia e Safet Bajrit në GJKKO: Jam paraqitur vetë! Nëse ishte për të ikur s’do më kishin kapur kurrë