I pari Ali Ahmeti, i dyti Vesel Memedi dhe i treti vetëm, një ditë më parë ( të premten), Gezim Ostreni ishin thirrësit e takimit mes liderëve të partive parlamentare shqiptare. Vetëm në pak javë, tre takime. Në këto tavolina dy herë e gjys, mori pjesë edhe PDSH, por e njejta , takimin e djeshëm e la në gjysmë. Bekim Fazliu nga PDSH ka thënë se ata e kanë lëshuar tryezën e bisedimeve për shkak qasjes jo konstruktive të partive që janë pjesë e Qeverisë, shkruan Almakos.
Për analistët këto takime më shumë kanë karakter reklamues, se sa esencial.
Mersel Bilalli vlerëson se këto takime nuk mbajnë shumë peshë.
“ Unë mendoj se shumë më tepër ka karakter reklamues, se sa esencial dhe si duket më tepër mblidhen për zgjedhjet lokale, pra mesazhet të cilat kanë të bëjnë gjoja me një aktivitet që vite me rradhë nuk është bërë. Nuk mendoj se mbajne shume peshe ato takime. Këto takime janë njëfarë forme pa përmbajtje. Ato subjekte gjatë kohë kanë qenë në pushtet dhe ato çështje esenciale nuk I kanë trajtuar. Madje edhe ajo që ka qenë norm pozitive, as përafërsisht nuk është zbatuar dhe une mendoj se shesin një fars. Lagimi I PDSH është taktikë e atyre. Unë mendoj ajo parti është para shuarjes dhe kapet për kashte sikur ai që po mbytet”- tha për Almakos Mersel Bilalli, analist politik.
Të njejtin mendim ndanë edhe analisti Artan Dika. Sipas tij e ashtuquajtura tryezë e përbashkët e partive politike ka mbetur në vendnumëro. Është një inciativë që dita ditës po e humb peshën e saj dhe po bëhet joserioze.
“Ata që marrin pjesë aty e bëjnë këtë vetëm sa për tu fotografuar. Nëse flasim realisht pas zgjedhjeve të fundit në skenën politike kanë mbetur vetëm BDI, Besa dhe LR PDSH, si edhe PDSH-ja e cila tashmë ka marrë teposhtëzën. Dy individët tjerë nuk përfaqësojnë ndonjë grupacion me rëndësi, por janë satelitë të BDI-së të marrë nën obrellë nga LR PDSH-ja, të cilës pritet t’i shkaktojnë probleme në të ardhmen, duke e bërë të paguajë faturën për veprimet e saj të pamatura. PDSH-ja po mundohet të krijojë hapësirë brenda kësaj skene, por me rezultatin e fundit e ka të vështirë. Veprimet e saj shpesh kanë qenë ekzibicione që kanë entuziazmuar militantët e saj, por vetëm kaq, pa ndonjë jehonë më të madhe. Thënë realisht PDSH-ja është në situatë të vështirë, ajo ka çka të ofrojë për të tjerët, por të tjerët nuk janë fort të gatshëm t’i krijojnë asaj hapësirë për mbijetesë. Megjithë takimin mes kryetarëve të PDSH-së dhe Besës, si një lloj tentimi i secilit për të parë se ku mund të përfitojë nga tjetri, në një “armëpushim” të brishtë mes tyre, mendoj se në zgjedhje lokale PDSH do të bëjë lojën e BDI-së, sepse llogarit në dëmtimin e të tjerëve si mundësia e vetme për krijimin e hapësirës për vete. Është një situatë parazgjedhore ku secili kërkon të reklamojë veten para se të fillojë matja e forcave. Tani kur flasim për ndarjen në parti në pushtet dhe parti në opozitë, rreshtimi është i ndryshëm në krahasim me situatën para zgjedhjeve parlamentare. Armiqësia mes partive do të jetë faktori kryesor që do ndikojë në aleancat në zgjedhjet lokale. Thelbësor mbetet raporti që do të krijohet mes Lëvizjes Besa dhe LR PDSH-së. E para është në epërsi në krahasim me të dytën, rezultati i së cilës prej 30.000 votash nuk është shumë inkurajues për jetëgjatësi të madhe në skenën politike. Megjithatë këto dy subjekte do duhet të vendosin nëse do të vazhdojnë luftën e ashpër mes vete për ta nukautuar njëra tjetrën, duke i mundësuar BDI-së komoditet edhe në këto zgjedhje, apo do gjejnë kombinatorikën e përshtatshme për të dy palët, duke e nxjerrë BDI-në si parti humbëse në zgjedhjet lokale”, deklaroi Dika Për Almakos.
Tentuam të marrim opinionin e qytetarëve , por disa theksonin se nuk merren me politikë e disa “ shpresojmë të bëhet mirë.
“Mendoj se i bënjnë këto takime, sepse nuk e kanë arrit atë që e kanë shkruar në platformë, dmth ende nuk janë duke i bashkuar apo duke i përputh mendimet e platformës”- than je qytetar nga Shkupi.
“Ishalla të ketë rezultat ama ta shohim se cka do të bëhet më tutje. Unë edhe s’merrem shumë me politikë.”- tha një tjetër qytetar.
“Të them të drejtën nuk merrem me politike, as nuk i shoh ,as nuk i ndjek hiç”..
“Kanë shumë mospajtime mes tyre andaj edhe bëhen këto takime, por te shpresojmë se do të bëhët mirë.
Pasi PDSH la takimin e thirrur nga Gëzim Ostreni, duke thënë se partia e tyre dhe partitë tjera kanë dallime të mëdha sa i përket zyrtarizimit të plotë të gjuhës shqipe. Nga kjo parti vlerësojnë se propozimi i partive tjera për sa i përket zyrtarizimit të gjuhës shqipe është mashtrim, është i njëjti mashtrim që ka qenë në vitin 2008 dhe 2011. Më vonë gjatë së premtes Kryetari I PDSH dhe ai I Lëvizjes BESA, respektivisht Menduh Thaçi dhe Bilall Kasami zhvilluan një takim ku temë e bisedës ishin ngjarjet aktuale politike sidomos ato në kampin politik shqiptar.
Përgaditi: Evi Shkopi
Kameraman/Montazh: Edvin Sejrani
Almakos.com