Minuta tensioni natën e kaluar në bordin e një treni të linjës Milano-Roma që ka qëndruar i ndaluar për disa orë në stacionin e Firenzes, Santa Maria Novella në mënyrë që t’i nënshtrohej kontrollit dhe verifikimeve.
Një person gjatë një zënke deklaroi se në një vagon gjendej një bombë. Ngjarja ndodhi pak para orës 23:00. Personi në fjalë me origjinë shqiptare është gjetur pa biletë nga kontrollori dhe për shkak të kundërshtimit është nxehur dhe ka bërtitur se në tren ndodhej një bombë, shkruan faqja online e Hekurudhave italiane.