– Maqedonia sivjet pret mungesë të rreth 110.000 tonëve grurë për
çfarë arsye me siguri do të realizohet import. Për stabilizim të tregut, Qeveria do të ndërmerr edhe një sërë masash, njoftoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski
në takimin me mullisët.
Masat, siç paralajmëroi, do të shqyrtohen në njërën nga seancat e ardhshme qeveritare, ndërsa do të merren parasysh edhe të gjithë kërkesat e industrisë së miellit-furrëtarisë.
“Kërkesat, sugjerimet dhe propozimet e mullisëve do të shqyrtohen edhe në kohë më të shpejtë do të miratohen zgjidhje adekuate të cilët do të japin efekt më të madh dhe do të jetë në ndihmë të së dyja
palëve, edhe të përpunuesve dhe prodhuesve”, theksoi Nikollovski në takim, duke shtuar se rendimentet sivjet janë më të ulëta për shkak të fatkeqësive të motit dhe për këtë arsye Qeveria planifikon ndërmarrje të masave adekuate me analizë paraprake përkatëse të tregut.
Prodhimtaria vendore sivjet pritet të jetë 190.000 tokë ose 37 për qind më pak se vitin e kaluar, ndërsa nevojat në nivel shtetëror janë 300.000 tonë.
Sipas MBPEU-së, janë mbjellë 76.400 hektarë grurë. Deri më 19 korrik janë korrur 60 për qind e sipërfaqeve ose 46.974 hektarë me rendiment mesatar prej 2.300 kilogramë. Rendimentet mesatare lëvizin nga 500 kilogramë minimale në Kavadar, 900 në Shtip, 1.100 në Negotinë dhe 1.300
kilogramë në Sveti Nikole. Rendimente më të larta mesatare në Manastir ka në Manastir, 4.000 kilogramë në një hektar, në tetovë 3.500 dhe në Shkup 2.200 kilogramë.
Korrja e elbit është realizuar 90 për qind ose 46.289 hektarë me rendiment mesatar prej 1.944 kilogramë një njësi sipërfaqeje. Rendimentet mesatare lëvizin nga 600 kilogramë minimale në një hektar në Shtip dhe Kavadar, 1.000 kilogramë në Dellçevë dhe Negotinë, 1.200 në Sveti Nikole dhe 1.500 kilogramë në Kumanovë. Rendimente më të larta mesatare ka në Manastir dhe Gjevgjeli, 3.000 kilogramë, si dhe në Krushevë, 3.500 kilogramë në një hektar.